Top Channel zotëron dokumenta që faktojnë se institucionet publike, përmes neglizhencës, kanë cënuar interesat e shtetit shqiptar në çështjen më të madhe gjyqësore të ngritur ndonjëherë kundër Shqipërisëa
Bëhet fjalë për konfliktin me CEZ-in, ku për gati 8 muaj organet përgjegjëse të shtetit, përmes mosveprimit, kanë dëmtuar seriozisht pozicionin e Shqipërisë në një çështje që përfshin interesa strategjike të llogaritura deri në 1 miliardë euroa Kjo është shkresa zyrtare që firma konsulente e pajtuar nga qeveria shqiptare në vitin 2012 për konfliktin me CEZ-in, Dereë dhe Garavi, i dërgon avokates së shtetit, zonjës Ledina Mandia në 30 shtator të vitit 2013a
Në dokument, firma konsulente me qendër në Paris, një nga më të njohurat në botë për mosmarrëveshjet ndërkombëtare, i drejtohet avokates së shtetit sa më poshtë:
“Ju shkruajmë për t’ju përcjellë hapur shqetësimet tona se të drejtat dhe interesat ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht përpjekjeve të zyrës së Avokatit të Shtetit, po rrezikohen seriozisht nga mosveprimi i disa organeve në Republikën e Shqipërisë, gjithsesi të kuptueshme nga zgjedhjet dhe tranzicioni politika”
Në dhjetor të vitit 2012 konsulentët i kishin rekomanduar Ministrisë së Ekonomisë dhe organeve të tjera përgjegjëse hapat që duhet të ndiqnin duke i paralajmëruar se përmbushja në kohë ishte thelbësorea
Rekomandimet përfshinin kontaktimin urgjent të një firme ekspertësh për auditimin teknik dhe financiar të CEZ-it, përgatitjen e një padie ndaj CEZ-it në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhita Paralelisht ngritjen e një grupi të posaçëm pune me përfaqësues nga institucione të ndryshme që do të merreshin me koordinimin dhe mbledhjen e dokumentave dhe fakteve për dëmet që CEZ-i i kishte shkaktuar Shqipërisëa
Por, siç thotë shkresa, deri në 30 shtator të 2013-ës asnjë nga rekomandimet e mësipërme nuk ishte përmbushur, edhe pse bëhej fjalë për një konflikt me interesa jetike për Shqipërinëa Në 29 prill të vitit të kaluar ish-qeveria kontaktoi një kompani të quajtur Becker dhe Butner që do të bënte auditimin e CEZ-it, por siç vë në dijeni firma konsulente në shtator, puna nuk nisi pasi kompanisë eksperte nuk ju paguan lekët, një faturë prej një milionë euro, ndërkohë që në lojë ishin 1 miliardë euroa
Ndërkaq, në maj, CEZ-i e paditi Shqipërinë në Arbitrazh ashtu siç kishin paralajmëruar konsulentëta Sipas Derë dhe Garavi, kjo neglizhencë është gati fatale pasi auditimi teknik dhe ai financiar i CEZ-it ishte thelbësor për të provuar se në ç’ kushte kompania çeke e kishte lënë rrjetin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri dhe dëmet masive që kishte shkaktuar për vendin duke mos përmbushur kushtet e investimevea
Pas zgjedhjeve të qershorit vitin e kaluar, qeveria e majtë hapi negociatat me CEZ-in për zgjidhjen e çështjes me mirëkuptima Burime nga Ministria e Energjetikës bëjnë të ditur se negociatat vazhdojnë ende pa bërë të ditur mbi ecurinë e tyre apo datën kur pritet të përfundojnëa
Hapja e negociatave, përtej rezultatit të tyre, duket se ka lehtësuar disi pozicionin e Shqipërisë duke i dhënë mundësi të përmbushte hapat e nevojshëm për t’u paraqitur në gjyq të neglizhuar në mënyrë gati fatale prej muajsh të tërëa
Por sërish, rreziku i këtij konflikti mbetet i lartë, pasi nëse bisedimet me mirëkuptim dështojnë dhe gjykata vendos kundër Shqipërise, kjo hap skenare të rrezikshme për ekonominë dhe financat publikea
Source: Tema – Aktualitet