Nga Anna Arutunyan “The Spectator”
Përktheu: Alket Goce-AlbEuacom
Është një temë për të cilën pak njerëz janë të gatshëm të flasin tania Por në një moment – dhe sidomos nëse do që të arrijë fitoren që kërkon – Ukraina do të duhet të përballet me një problem shumë të afërt: çfarë të bëjë me miliona qytetarë të saj që aktualisht kanë më afër lidhjet me Rusinë sesa me Ukrainën?
Presidenti Volodymyr Zelensky e ka të qartë se Ukraina synon që të rimarrë të gjithë territorin e saj, që përfshin një pjesë të madhe të rajonit Donbass, të cilin separatistët pro-rusë, të ndihmuar nga trupat ruse, e kthyen në pseudo-shtet të panjohur nga askush tjetër veç Rusisë në vitin 2014 dhe gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në marsin e atij vitia
Nëse ky është një problem në zonat e çliruara pas më pak se një viti të pushtimit rus, si planifikon Ukraina të ri-integrojë miliona njerëz në Donbas? Është një gjë çlirimi i territoreve që trupat ruse pushtuan vetëm vitin e kaluar, kur hodhën në fushën e betejës të gjithë makinerinë e saj të luftës në një fushatë brutale dhe mizore për të nënshtruar Ukrainën
Dhe është një histori tjetër kur bëhet fjalë për zonat që u shkëputën në vitin 2014a Edhe pse Ukraina, për arsye të kuptueshme, këmbëngul se fillimisht Krimea, dhe më pas Donetsk dhe Luhansk u pushtuan nga trupat ruse, në realitet një rol qëndror luajtën separatistët vendas që ishin shtetas ukrainasa
Në Krime, protestuesit pro-rusë, të ndihmuar nga vullnetarë dhe forca speciale nga Rusia, vendosën një rus vendas Sergei Aksyonov si kryeministër të republikës ruse të Krimesëa Më pas, me armët ruse dhe të ndihmuar nga Kremlini, qeveria e re e Krimesë mbajti një referendum në të cilin shumica votoi për t’u bashkuar me Rusinëa
Në Donetsk dhe Luhansk, panorama ishte edhe më e errëta Të inkurajuar nga oficerët dhe vullnetarët rusë, separatistët lokalë morën kontrollin e ndërtesave qeveritare dhe e shpallën pavarësinë, duke shpresuar se do të aneksoheshin nga Rusiaa Por kjo gjë nuk ndodhia
Në vend të kësaj, Kremlini dërgoi trupa për të siguruar mbijetesën e qeverive separatiste, duke vënë gradualisht nën kontroll administratat dhe milicitë e tyre, dhe duke refuzuar që t’i njohë ato zyrtarishta
Të ashtuquajturat “Republikat Popullore të Donetskut dhe Luganskut” ishin ligjërisht një tokë e askujt, por de facto administroheshin njëlloj si provincat rusea Në vitin 2017, Ukraina vendosi një bllokadë duke e ndaluar tregtinë me ta dhe duke pushuar së financuari infrastrukturën atjea
Administratat lokale u rrënjosën gjithnjë e më shumë dhe të varfëruar, banorët e këtyre pseudo-shteteve, gati 3 milionë qytetarë ukrainas (mbi 5 milionë nëse përfshin Krimenë), e vazhduan jetën e tyre mes shumë vështirësivea Kjo nënkuptonte se ata do të pranonin financimet ruse, bankat ruse, tregtinë dhe gjithnjë e më shumë pasaportat rusea
Këto zona i janë nënshtruar prej 9 vitesh procesit të integrimit në Rusia Është e vështirë të vlerësosh simpatitë politike të një popullsie të izoluar që jeton nën një regjim brutal represiva Por sipas një sondazhi të kryer në prill 2014 nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev, mbi 70 për qind e të anketuarve në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës – ku mbështetja për Rusinë ishte shumë më pak e konsoliduar se sa në Krime – e konsideronin të paligjshme qeverinë në Kieva
Ndonëse kjo nuk do të thotë mbështetje automatike për separatizmin pro-rus, shumë njerëz në Ukrainën Lindore menduan se askush përveç qeverisë ruse nuk i dëgjoi apo i përfaqësoi ataa “Unë nuk dua të quhem separatist”- më tha një qytetar ukrainas rusisht-folës në Odessa në majin e 2014-ësa “Ne s’duam të shkëputemi nga Ukrainaa Por shpresojmë që Rusia të mos na lërë në mëshirën e fatit”- shtoi aia
Shumëkush mund të presë që vitet e brutalitetit rus të kenë ndryshuar mendjet e njerëzvea Dhe për shumë njerëz kjo gjë ka ndodhura Por për shumë të tjerë me të cilët kam biseduar – kur ishte ende e mundur për ta bërë këtë – pyetja është se çfarë mund të bëjnë në këtë situatë dhe kush paguan për produktet e tyre ushqimorea
Sjellja ambivalente ndaj Rusisë ishte tashmë e dukshme edhe në territoret që Ukraina çliroi vjeshtën e vitit kaluar pas më pak se1viti pushtimi rusa Sipas Washington Post, mijëra simpatizantë të Rusisë u larguan nga Kherson kur ushtria ukrainase e çliroi atë në nëntora Por mijëra të tjerë mbetën në qytet, dhe autoritetet ukrainase vendosën pika kontrolli të rrepta ku merrnin në pyetje civilët – ndonjëherë për ditë të tëra – për bashkëpunimin e tyre të mundshëma Në Kharkiv, mbi 4a000 njerëz ikën në Rusia Dhe shpjegimi nuk është vetëm “shpëlarja e trurit” nga rusët, por frika e kuptueshmea
Në marsin e vitit të kaluar, Ukraina miratoi një ligj kundër kolaboracionistëve, që dënon me
deri në 15 vjet burg çdo lidhje vullnetare me forcat rusea Por çfarë mund të cilësohet saktësisht vullnetare në bastionet separatiste të rrënjosura prej kohësh, ku për vite me radhë nuk ka pasur një alternativë për të punuar me një administratë të mbështetur nga Rusia?
“Ky ligj është shumë i paqartë dhe njerëzit janë shumë të pakënaqur për tëa Është shumë problematik nga pikëpamja ligjore dhe sa i përket qëndrimeve të njerëzve në terren”- më tha një punonjës i një OJQ-je perëndimore me degë edhe në Kiev, në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së punës së tyrea
Qeveria është përpjekur të shmangë ndëshkimet ekstreme, pasi ato mund të shfrytëzohen nga propaganda rusea Por një ligj që në fakt e kriminalizon pagimin e taksave në vendin ku jeton, do të çojë në mënyrë të pashmangshme në abuzime, thotë avokati ukrainas Rostislav Kravetsa
“Çdo biznes i kryer në territoret e pushtuara mund të konsiderohet si kolaboracionzëm me pushtuesin” – tha ai për portalin e pavarur rus Meduzaa Dhe nëse kjo gjë është tashmë një problem në territoret e çliruara pas më pak se një viti të pushtimit rus, si planifikon Ukraina
të ri-integrojë miliona njerëz në Donbas apo edhe Krime nëse do të arrijë t`i rimarrë? Ukrainës i duhet një Ministri për Integrimin, që të merret enkas me këto çështjea Por deri më tani ajo nuk duket se ka një strategji në lidhje me këtë çështjea Në një nga projektet e saj më të fundit, ajo njoftoi përgatitjen e personelit që do të punonte për çlirimin e Krimesë, por asnjë fjalë për njerëzit që tashmë jetojnë atjea
“Të gjithë janë të fiksuar pas fitoresa Por askush nuk e di se çfarë është kjo fitorea Ne po i pyesim: Edhe nëse arritën të rivendosnit kufijtë e vitit 1991, çfarë do të bëni me këta njerëz?”- thotë punonjësja e OQJ-së perëndimorea Por të paktë janë ata që duan të përfshihen në këto diskutimea
Është e kuptueshme që ndërsa po lufton kundër forcave ruse, qeveria Zelensky dëshiron që të shmangë këtë temëa Edhe përmendja e një amnistie për bashkëpunimin me rusët, ishte një tabu kur unë vizitova Kievin në vitin 2019, dhe është akoma më shumë tania
Por pa një strategji që zgjidh problemin e amnistisë dhe integrimin, Ukraina do ta gjejë veten duke luftuar jo vetëm me trupat ruse, por edhe me qytetarët e saja Një fillim i këtij diskutimi do të ishte një bisedë e sinqertë, që duhet të përfshijë njerëzit me të cilët dëshiron të dialogojë – bashkëpunëtorët e vullnetshëm dhe të pavullnetshëm të rusëve – nëse Kievi dëshiron që t’i rimarrë ato nga kontrolli i Rusisëa
Shënim:Anna Arutunyan, shkrimtare ruso-amerikane dhe bashkëpunëtore në Qendrën Wilsona Ajo është autore e librit “Mistika e Putinit:Brenda kultit të pushtetit të Rusisë” dhe e librit të fundit “Lufta e Moskës për Ukrainën”a
The post Çfarë do të bëjë Ukraina me miliona qytetarët e saj pro-rusë në Krime dhe Donbas? appeared first on Albeuacoma