Apendiciti është një inflamacion akut i apendiksita Ende nuk dihet me saktësi se cili është funksioni i apendiksit, ndërsa ajo që dimë është se mund të jetojmë pa të, pa pasojaa Apendiciti është një sëmundje e zakonshme, e cila ndodh sidomos nga mosha 10 deri në 30 vjeç, por ka
raste edhe në moshën e vjetëra
Është shumë e përhapur në vendet e industrializuara dhe e rrallë në Azi e Afrikë, vende në të cilat ushqimet janë shumë të pasura me fibraa Klinikisht, apendiciti paraqet një larmi të madhe të formave dhe komplikacioneve të frikshme që mund të shkaktojë, nëse nuk trajtohet si duheta
Në përgjithësi bëhet fjalë për dy lloje apendicitesh, kronik dhe akut:
– Apendiciti kronik karakterizohet nga një gjendje inflamatore e apendiksit të zgjatur gjatë kohës që nuk mund të shërohet spontanishta Pra personat që vuajnë nga ky lloj apendiciti, kanë dhembje të lehta dhe të rralla, nga koha në kohë, në pjesën e fundbarkut në anën e djathtëa
– Apendiciti akut, nga vetë emri, është dhembja e menjëhershme dhe e madhe e zorrës qorrea Kërkon ndërhyrje urgjentea Në vijim do të ndalemi te simptomat e kësaj patologjie që prek si meshkujt ashtu edhe femrata
Simptoma:
Dhembja e barkut
Apendiciti akut karakterizohet nga një dhembje e fortë dhe e papritur në fund të barkut në anën e djathtë të tija Dhembja e barkut fillon rreth kërthizës e pas disa orësh zhvendoset poshtë në krahun e djathtëa Dhembja e barkut anash në të djathtë, me kalimin e orëve, bëhet më e lokalizuar dhe më e fortëa Pacienti dëshiron të qëndrojë në qetësi, mundësisht pa lëvizura
Ethet
Dhembjet e vazhdueshme të barkut ose parehatia e shkaktuar nga apendiciti shoqërohet pothuajse gjithmonë me ethe të lehtaa Në përgjithësi, temperatura e trupit varion nga 37,2 deri në 38,2 gradë Celsius; kur kjo i kalon 38,5 është e nevojshme që të shkohet në urgjencëa Në këtë rast duhet ndërhyrë menjëherë, sepse në këtë pikë, shpërthimi i apendicitit mund të jetë vdekjeprurësa
Humbja e oreksit ose anoreksia
Kur një person ndien dhembjet e apendicitit, është e vështirë që të ketë dëshirë të hajëa Humbja patologjike e oreksit dhe mungesa e ndjenjës së urisë, vijnë për shkak të vuajtjeve në vazhdima
Shqetësime në zorrën e trashë
Apendiciti mund të shkaktojë shqetësime edhe në zorrën e trashë: diarreja ose kapsllëku bashkohen me dhembjet e shumta të barkuta Në përgjithësi, diarreja mund të provokohet shumë rrallë nga infeksionet bakterialea Kjo ndodh në 10% të rastevea Ndërsa kapsllëku është mbizotërues dhe lidhet me fryrjen e barkut, sepse nxjerrja e gazrave rezulton e vështirëa
Marrje mendsh dhe të vjella
Në 70% të rasteve apendiciti shoqërohet me shqetësime të aparatit gastrointestinala Marrja e mendve dhe vjellja shkaktohen nga peristaltika e zorrëve e stimuluar nga fryrja e apendiksita
Dhembje e përhapur në kofshën e djathtë
Dhembja, përveçse në bark, mund të jetë shumë e fortë edhe në këmbën e djathtë, e cila mpihet gati sa një rast paralizea Pra një person me apendicit nuk mund ta lëvizë dot këmbëna
Cilat janë arsyet që shfaqen problemet e apendicitit tek individë të ndryshëm?
Arsyet janë të ndryshmea Shpeshherë është anatomike, një apendiks i vendosur në një pozicion anatomikisht jo normal apo i gjatë në madhësi ose me furnizim të keq vaskulara Gjithashtu prek ata persona të cilët nuk mbajnë dietë të mirë, sidomos është vërejtur që kjo patologji është më e shpeshtë tek ata persona që konsumojnë fara me lëvozhgëa Në këtë rast kemi të bëjmë dhe me faktorin anatomik dhe me faktorin ushqim (pra dieta) dhe duke u mbledhur të dyja, çojnë në atë që quhet inflamacion i kësaj strukture anatomikea
Si duhet të silleni nëse keni këto simptoma
Në prani të këtyre simptomave, dyshimi se mund të jeni me apendicit është shumë i madh, megjithatë ju nuk duhet të alarmohenia Shpesh shqetësime të tilla të ngjashme ndodhin edhe në rastet e tjera të çrregullimeve gastrointestinalea Diagnostikimi i apendicitit akut edhe sot e kësaj dite nuk është i lehtë për t’u bërë, pavarësisht se kjo patologji është shumë e përhapur te njerëzita Ndaj drejtojuni mjekut specialist, nëse ndieni dhembjet dhe vështirësitë e sipërpërmenduraa Do të jetë ai i cili do të përcaktojë shkallën e prekjes nga apendiciti ose nevojën për ndërhyrje kirurgjikalea
The post Çfarë është apendiciti akut që detyroi kryeministrin Rama t’i nënshtrohej operacionit appeared first on Albeuacoma