Fituesit të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli iu është mbyllur Instagram për herë të dytë. Fillimisht ai humbi rrjetin sociale që ia hapi shoqja e tij Jurgena, kur Luizi u bë pjesë e spektalit.
Instagram arriti mbi 600 mijë follow, por tashmë është mbyllur, pasi sipas këngëtarit shoqja e tij refuzon t’ia japë adresën.
Mirëpo mesa duket ‘fenomeni Luiz Ejlli’ nuk ka fat me rrjetet sociale, pasi që ditën e djeshme rezulton i mbyllur edhe Instagrami tjetër që partnerja e tij Kiara Tito ia kishte hapur vetëm dy javë para natës finale.
Nuk dihet nëse është vetë Luizi i cili ka vendosur që ta mbyllë faqen që të pushojë për disa ditë apo kemi të bëjmë me ndonjë sulm ndaj rrjetit të tij social.
Kujtojmë që si faqja e parë ashtu edhe e dyta në vetëm pak ditë kanë pas arritur një numër prej 600 mijë ndjekësish.
The post Çfarë po ndodh me Luizin? Këngëtarit i mbyllet sërish Instagrami… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.