Ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka folur gjatë ceremonisë së dekorimit të tij në Tiranë edhe për ngjarjet e tensionuara në veri të Kosovës. Ai tha se ato nuk duhet të kishin ndodhur dhe se zgjedhjet nuk duhet të mbaheshin në komunat me shumicë serbe.
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do doja mos të ndodhte. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato 4 qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më tepër… Mendoj se është e lehtë për shqiptarët në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin, por duhet ta ndalim këtë marrëzi.
Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension. Ka njerëz që jetojnë aty dhe qytetarëve kanë nevojë t’u thuhet se ju duhet. Çfarë fitohet kur ka tensione? Ka njerëz që jetojnë atje” – tha Clinton.
“Unë sapo erdha nga Mbretëria e Bashkuar. Festuam 25-vjetorin e marrëveshjes së të “Premtes së zezë”. Ata kanë një problem që ju nuk duhet të përballeni. Kishte më shumë protestantë irlandezë që donin të mbeteshin të Britani, por ishin të gatshëm të bashkoheshin me qeverinë e Irlandës. U gjet një mënyrë për të krijuar një forum, një mënyrë për të ndarë të ardhmen, nëse mendoni për këto 4 qyteza, larg nga çdo laborator, se shumë njerëz preferojnë dominancën, në vend të ndarjes së një të ardhme” – tha ai.
Gjatë ceremonisë ai u përball edhe me disa fëmijë nga Kosova që janë quajtur Klinton për shkak të tij.
“Jam pa fjalë. Po të kisha gjykim të shëndoshë nuk do të thosha asgjë. Jam vërtetë pa fjalë. Kryeministra, zyrtarë të tjerë që keni qenë pjesë e kësaj ditë të shkëlqyer dua t’ju falënderoj për një moment që do ta ruaj si thesar. Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit. E pyesja si po shkon, sepse doja që të vija” – tha ai. ©LAPSI.al
The post Clinton: Tensionet në Kosovë nuk duhet të kishin ndodhur appeared first on Lapsi.al.