Në Greqi që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve me koronavirus.
Mirëpo shqetësimi më i madh nuk është shtimi i numrit të rasteve, por ashpërsia më të cilën është rikthyer virusi.
Mediat greke raportojnë se gjatë periudhës 25-31 dhjetor 2023 numri i rasteve është rritur me 44%, ndërsa numri i personave të intubuar tani ka arritur në 70.
Po ashtu, 57 persona kanë ndërruar jetë nga komplikimet e Covid-19.
Si rastet e gripit ashtu edhe rastet e virusit respirator janë rritur gjithashtu.
The post Covid-19 rikthehet “i ashpër” në Greqi, rreth 60 persona të vdekur dhe 70 në intubim appeared first on Albeu.com.