Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian Christian Danielsson po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të përgatitjes së progres-raportit të KEa Danielsson u prit në takime të veçanta nga Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha, me të cilët ka diskutuar mbi ecurinë e reformave të ndërmarra dhe zhvillimet e fundit politike në venda Në takimin me zyrtarin e lartë të BE-së, Meta theksoi rëndësinë e ndarjes së politikës nga drejtësia dhe shprehu vullnetin e maxhorancës për të punuar së bashku me opozitën dhe me faktorët e tjerë të shoqërisë në funksion të zgjidhjeve efikase që kërkon zhvillimi ekonomik dhe perspektiva evropiane e Shqipërisëa Ai vlerësoi përkushtimin e Komisionit Evropian ndaj procesit të zgjerimit dhe veçanërisht ndaj Shqipërisë, duke shprehur besimin se progres raporti i ardhshëm i Komisionit do të reflektojë punën e madhe që është bërë gjatë këtij viti në drejtim të përmbushjes së prioriteteve të axhendës evropianea Meta theksoi se Kuvendi është përqendruar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet e pavarura, me shoqërinë civile dhe me grupet e interesit, në funksion të rritjes së rolit të tij mbikëqyrës dhe të avancimit të axhendës parlamentare përmes parimit të gjithëpërfshirësa Meta dhe Danielsson diskutuan gjithashtu mbi axhendën e reformave të nisura me fokus në reformën administrative e territoriale dhe reformën në fushën e drejtësisë, duke ndarë bindjen e përbashkët për nevojshmërinë e avancimit të këtyre reformave të rëndësishme për vendin përmes pjesëmarrjes aktive të të gjithë palëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Bashkimit Evropiana
Gjatë takimit me zyrtarin e BE-së Danielsson, ministri Bushati falenderoi për ndihmën e Komisionit në procesin e reformave të nevojshme për ecurinë drejt integrimit evropiana Ai vuri në dukje përkushtimin e qeverisë dhe informoi Danielsson mbi zhvillimet e fundit në vend, duke u përqendruar në rezultatet e arritura falë reformave të ndërmarra nga qeveria në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformimit të gjyqësorit, të administratës civile, etja
Danielson, nga ana e tij, e komentoi pozitivisht progresin e Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë që duhet t’i kushtohet vazhdimësisë së reformavea Ai shprehu vlerësimin e Komisionit për qasjen gjithpërfshirëse të qeverisë, duke përmendur Dialogun e Nivelit të Lartë, takimin e Këshillit të Stabilizim Asocimit, etja Zyrtari i BE-së siguroi për vlerësimin objektiv të këtij progresi nga ana e Komisionit Evropian në raportin që do të publikohet në fillim të qershorita Në përfundim, Danielsson vuri në dukje se bashkimi i Shqipërisë me qëndrimet dhe masat e Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë është vlerësuar lart nga vendet anëtare të BE-sëa
Në vijim të takimeve në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit Christian Danielsson u prit nga kreu demokrat Lulzim Bashaa Sipas një njoftimi nga selia e PD-së, Basha shprehu Danielsson vendosmërinë e Partisë Demokratike për të vijuar mbështetjen e pakufizuar në Parlament dhe më gjerë për marrjen e statusit të merituar prej kohësh, por fatkeqësisht të vonuar për më shumë se dy vjet nga bllokimi absurd i opozitës së djeshme dhe mazhorancës së sotmea
Kreu i opozitës e njohu Drejtorin Danielsson me situatën e krijuar në vend nga qeveria dhe mazhoranca Rama-Meta me qëndrimet e tyre në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe shtetin e së drejtës si dhe me mungesën e plotë të përgjegjshmërisë, ç’ka po e kthen vendin në një oaz të krimit e narkotrafikut ndërkombëtara Kryetari Basha theksoi më tej se pas hodhi në kosh konsensusin e kërkuar nga BE për ligjin për nëpunësin civil, mazhoranca ka shtrirë në të gjithë vendin fushatën e zhbërjes të administratës publike, largimin e mijëra e mijëra nëpunësve profesioniste civile dhe zëvendësimin e tyre me militantë partiake në shumë raste edhe me individë thellësisht të inkriminuara
Drejtori Danielsson theksoi se të gjitha shqetësimet e opozitës për situatën në vend po merren seriozisht në konsideratea Danielsson i shprehu Kryetarit Basha vlerësimin dhe mirënjohjen e Komisionit Europian për mbështetjen e pakufizuar që Partia Demokratike po i dëshmon procesit të integrimit dhe marrjes së statusit duke theksuar se një vendim pozitiv do te ishte pa asnjë ekuivok vlerësim i punës dhe arritjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në Shqipëri edhe gjatë 8 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratikea
Source: Tema – Aktualitet