Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar për tensionet dhe sulmin ndaj deputetëve pas mbledhjes së Kryesisë së PDa
Sula shkruan se është e paimagjinueshme dhe e patolerueshme për një forcë politike me orientim perëndimor, presioni dhe dhuna verbale që iu ushtrua deputetëve në mbledhjen e kryesisë dhe gazetarëvea
Ai thekson se është në turpin e atyre që s’kanë ikur asnjëherë që të përdorin grupe të ‘fortësh’ për të hyrë në selinë e PD në mesnatë e të imponojnë vendimet e organeve drejtuese të PDa
Deputeti i PD deklaron se këto akte dëshmojnë edhe një herë se Partia Demokratike ka nevojë të reformohet ku të dominojnë forca argumentit dhe të mos trajtohet si një biznes për interesat e ngushta familjare
“Është e paimagjinueshme dhe e patolerueshme për një forcë politike me orientim perëndimor, presioni dhe dhuna verbale që iu ushtrua deputetëve në mbledhjen e kryesisë dhe gazetarëve të palodhur që ndoqën me profesionalizëm zhvillimeta
Është rregull i artë që ‘lajmësi nuk preket’a
Është në turpin e atyre që s’kanë ikur asnjëherë që të përdorin grupe të ‘fortësh’ për të hyrë në selinë e PD në mesnatë e të imponojnë vendimet e organeve drejtuese të PDa
Këto akte dëshmojnë edhe një herë se Partia Demokratike ka nevojë të reformohet ku të dominojnë forca argumentit dhe të mos trajtohet si një biznes për interesat e ngushta familjarea Demokratët meritojnë të udhëhiqen nga njerëz që drejtohen nga vlerat dhe virtytet e jo nga grupime të ngjashme me ato paramilitare që kërkojnë pushtet për t’u pasuruar”, shkruan Sulaa
The post Dashnor Sula: Të patolerueshme presioni dhe dhuna verbale ndaj deputetëve e gazetarëve appeared first on Gazeta Standard Onlinea