Një deputet nacionalist i Dumës Ruse, Mikhail Degtyarev, paralajmëroi se nëse Mali i Zi i bashkohet NATO-s, vendi do kthehet në shënjestër të raketave rusea
Sipas BIRN, deputeti i Partisë Liberaldemokrate tha se Mali i Zi do ishte një shënjestër e ligjshme nëse i bashkohet aleancësa
Degtyarev tha se mbështetja e Mali të Zi për sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, është e turpshmea
Mali i Zi ka qenë së fundmi shënjestër e kritikave të ashpra nga përfaqësuesit rusëa
Përpara krizës në Ukrainë, ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Chepurin, duke komentuar orientimin pro- perëndimor të Malit të Zi, tha “ka majmunë në politikë, si kudo tjetër”a
Moska është zemëruar nga vizita e fundit e kryeministrit Milo Djukanovic në Uashington, ku kërkoi mbështetje për anëtarësimin e vendit të tij në NATOa
Komentatorët politikë në Mal të Zi thonë se kërcënimët e fundit të Rusisë ngjajnë me ato të ditëve të Kominformit, kur Bashkimi Sovjetik kërcënonte Jugosllavinëa
Source: Tema – Aktualitet