Tirana dhe Partizani do të përballen në orën 18.30, në ndeshjen e vlefshme për elitën. Ky derbi do të luhet në “Air Albania” dhe vjen në një moment të rëndësishëm për të dyja skuadrat.
Bardheblutë kryesojnë me dy pikë më shumë dhe kjo sfidë mund të rezultojë vendimtare për titullin kampion, në fund kur të bëhen llogaritë. Pak më parë janë publikuar edhe rreshtimet, me trajnerin Colella dhe homologun Shehi që kanë vendosur të luajmë me më të mirët që kanë në dispozicion. Takimi i fundit direkt ka përfunduar 2-0 për Partizanin. Kjo ndeshje do të ndiqet nga mijëra tifozë, ku shumë prej tyre kanë zgjedhur të jenë në stadium.
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Berisha, Abazaj
PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Sota, Atanaskoski, Geixh, Murataj, Matondo, Rrapaj, Telushi, Da Silva, Mba
18- Partizani tregohet i rrezikshëm me Rrapajn, që pasi driblon 2-3 lojtarë, godet. Sinjale të rëndësishme nga të kuqtë. Ndërkohë që nuk mungojnë as flakadanët në fushë.
10- Minutat e para janë të qeta, skuadra ruhen në prapavijë.
6- Provon Berisha, por pa rezultat. Bardheblutë “ngacmojnë” portën kundërshtare, gjithsesi lojtari nuk u tregua i saktë.
1- Nis ndeshja.
The post Derbi nis me raste, Partizani i afrohet golit. Nuk mungojnë flakadanët në fushë appeared first on Gazeta Standard Online.