Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me krimin e rëndë që tronditi sot Elbasanin. Ngjarja ndodhi fshatin Kusarth në Elbasan.
Alma Qevani u godit për vdekje me sëpatë nga burri i motrës së saj, 58-vjeçari Refik Tashi, ndërsa ky i fundit u arrestua teksa ecte me një sëpatë, dhe me duar të gjakosura. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se autori ka pasur lidhje intime me motrën e gruas. Ndërkohë është marrë në pyetje bashkëshortja e autorit të krimit dhe nëna e viktimës.
Po ashtu mësohet se autori pasi është konfiktuar me 44-vjeçaren e ka ndjekur këtë të fundit, duke e qëlluar me sëpatë. Gruaja është dërguar menjëherë në spital nga familjarë të saj, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Artikull i Ndërlidhur:
EMRI/ Vrau kunatën në Elbasan, kapet 58-vjeçari me sëpatën e gjakosur teksa tentoi të arratisej
The post Detaje tronditëse nga vrasja në Elbasan/ Dyshohet se autori dhe viktima kishin lidhje intime appeared first on Gazeta Standard Online.