Në një akt të jashtëzakonshëm hakmarrjeje politike, republikanët përjashtuan dy ligjvënës demokratë nga ndërtesa e Kapitolit në Tenesi për rolin e tij në një protestë, në të cilën bëhej thirrje për më shumë kontroll të armëve pas një sulmi vdekjeprurës në një shkollë në Nashvillea
Republikanët nuk siguruan votat e mjaftueshme për të përjashtuar edhe ligjvënësen tjetër demokrate, Gloria Johnsona
Votimi 72-25 për përjashtimin e ligjvënësit demokrat Justin Jones ishte një veprim i jashtëzakonshëm që Dhoma e Përfaqësuesve në këtë shtet e ka përdorur vetëm disa herë që nga përfundimi i Luftës Civile Amerikane në vitin 1865a Në një votim tjetër, ligjënësit republikan e përjashtuan me shumicë votash edhe ligjvënësin demokrat Justin Pearsona
Dhoma e Përfaqësuesve votoi për përjashtimin e dy ligjvënësve demokratë, një javë pasi ata, së bashku me ligjvënësen tjetër demokrate, Gloria Johnson, gjatë një debati për armëmbajtjen u bashkuan me thirrjet e protestuesve në korridorin e ndërtesës për më shumë kontroll të armëvea
“Ne po e humbasim demokracinë tonëa Kjo nuk është normalea Kjo nuk është në rregull”, u tha Pearson gazetarëvea Tre ligjvënësit “thyen një rregull të Dhomës sepse ne po luftojmë për fëmijët që po vdesin nga dhuna me armë dhe njerëzit në komunitetet tona që duan të t’i japin fundi përhapjes së armëve në komunitetet tonaa Dhe kjo çon në përjashtimin tonë? Kjo nuk është demokracia”
Mijëra njerëz u dyndën drejt Kapitolit në Nashville për të mbështetur demokratët, duke brohoritur jashtë sallës së Dhomës së Përfaqësuesve aq fort sa zhurma e bëri pothuaj të pamundur që të dëgjoheshin procedurat nën shqyrtima
Dy ligjvënësit e përjashtuar mund të mos jenë largë Dhomës së Përfaqësuesve për shumë kohëa Komisionet e qarqeve në rrethet e tyre duhet të zgjedhin zëvendësuesit e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve specialea
Ligjvënësit e përjashtuar kanë të drejtë të emërohen për të shërbyer përsëri në postet e tyrea Ata gjithashtu kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhjet specialea Sipas Kushtetutës së shtetit Tenesi, ligjvënësit nuk mund të përjashtohen për të njëjtën vepër dy herëa/VOA
The post Dhoma e Përfaqësuesve në Tenesi përjashton dy ligjvënës demokratë appeared first on Albeuacoma