Kryeministri, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e thellë pas raportimeve për rrahjen e politikanin opozitar serb Nikola Sanduloviq.
“Thellësisht i shqetësuar për raportimet që pohojnë se udhëheqësi i opozitës serbe Nikola Sanduloviq është paralizuar për shkak të rrahjeve të ashpra nga shërbimi sekret serb. Kjo pason kërkimfaljen e tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar Kurti në X.
Kurti ka karahasur sulmin njda Sanduloviqit, me sulmet që sipas tij i bën presidenti i Rusisë, Vladimitr Putin, ndaj atyre që refuzojnë të mohojnë gjenocidin.
“Ky brutalitet i papërshkrueshëm paraqet faturën që qeveria serbe u vë qytetarëve të saj për guximin për të pranuar të vërtetën dhe për të ndjekur pajtimin. Ajo përbën gjithashtu një shkelje serioze të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, një sulm i ngjashëm me ato të Putinit ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit”, ka shkruar Kurti.
The post Dhuna ndaj Sanduloviqit, Kurti: Akt brutal i Qeverisë serbe appeared first on Albeu.com.