Me rastin e Ditës së Evropës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuya
Presidenti theksoi se Shqipëria çmon mbështetjen e vazhdueshme që institucionet evropiane i kanë dhënë dhe i japin vendit tonëa
“Me rastin e Ditës së Evropës, 9 Majit, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të mira e të sinqerta, juve dhe gjithë qytetarëve evropianë! Simbolika e kësaj dite na bën të gjithëve të risjellim në kujtesë bashkëpunimin dhe paqen, si vlera të ndërtuara gjatë viteve, e tashmë të konsoliduara në Bashkimin Evropian, duke u bërë shembull frymëzues e inkurajues për vendet e Ballkanit Perëndimor, në përmbushjen e aspiratës së tyre të përbashkët integruese, për të lënë pas të shkuarën konfliktuale dhe ndërtuar të ardhmen evropianea Dëshiroj, me këtë rast, të nënvizoj se ne çmojmë lart mbështetjen e vazhdueshme që institucionet evropiane i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të duhura për integrimin e saj në familjen evropiane, si edhe të shpreh besimin në vijueshmërinë e mëtejshme të kësaj mbështetjeje me synim përshpejtimin e këtij procesi eurointegruesa Duke ju uruar edhe një herë festime të gëzueshme, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” thuhet në mesazhin e Presidentit të Republikësa
Source: Tema – Aktualitet