Pesë deputetë do të dorëzojnë mandatin brenda kësaj jave, në mënyrë që të hënën të mund të regjistrohen si kandidatë për kryetarë bashkie pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjevea
Partia Socialiste do të sakrifikojë vetëm dy ligjvënës për të provuar fitore lokale në Shkodër dhe në Gramsha
Benet Beci i PS-së po synon të fitojë një bashki të cilën socialistët nuk e kanë fituar kurrëa Por largimi i tij risjell në skenë Ilir Beqajna Ai do të marrë një biletë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u rikthyer në Kuvend, sepse është kandidati i 4-t më i votuara Ky rezultat e la jashtë parlamentit në vitin 2021, ku Beqaj u bë i vetmi drejtues politik qarku i PS-së që nuk siguroi dot karrigen e tija
As tani, nuk është e sigurtë nëse ish-ministri do të rifutet në parlamenta Në qarqet politike po diskutohet se një tjetër kandidat e aspiron mandatin, dhe ai është Kabir Fishta, djali i biznesmenit Seit Fishtaa Por që të hyjë në parlament, duhetqtë mandatin ta refuzojë, jo vetëm Beqaj, por edhe pasuesi Frrok Gjinia
Në qarkun Shkodër do të ketë ndryshime deputetësh edhe nga Partia Demokratikea
Sali Berisha ka konfirmuar kandidimin e Zef Hilës për Vaun e Dejës, duke i siguruar një mandat Ludovik Hasanit, teksa Bardh Spahia do ta refuzojë mundësinë për tu ribërë deputet, në përpjekje për të mbajtur bashkinëa
PD-ja zyrtare mund të kandidojë në Malësi të Madhe deputetin Ramadan Lika, gjë e cila ende nuk është konfirmuar, por nëse ndodh, kjo do të rikthente në Parlament Izmira Ulqinakuna
Në Elbasan, PS do të ketë deputet të ri Shkëlqim Bullarin, i cili zë vendin e Besjan Ajazit që do të garojë për Gramshina
Vendi i Luciano Bocit që për llogari të Foltores garon në Elbasan, do ta zërë Qani Xhafaa
Nëse lëvizjet për socialistët nuk kanë ndonjë domethënie të madhe, prurjet e reja nga lista e demokratëve lënë vend për monitorim se në cilin kamp do të anëtarësohen ata: në Seli me Berishën, apo tek Alibeaj ku është vulaa
LËVIZJA E DEPUTETËVE
Partia Socialiste
Benet Beci Ilir Beqaj
Besjan Ajazi Shkëlqim Bullari
Partia Demokratike
Luçiano Boçi Qani Xhafa
Belind Këlliçi Asllan Dogjani
Zef Hila Ludovik Hasani
Grupimi i Alibeajt
Ramadan Lika Izmira Ulqinaku
The post Do të kandidojnë për kryebashkiakë më 14 maj, 5 deputetë u lënë mandatin pasardhësve, kush pritet t’i zëvendësojë appeared first on Shekullia