Para disa javësh, një zyrtar i lartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim doli në një konferencë për shtypa
Në atë kohë jo shumëkush u mor me atë që tha Luan Ramaa
Ai kërkoi ngritjen e një komisioni të posaçëm për të festuar 70- vjetorin e Çlirimit të vendita
Kjo kërkesë është përsëritur vazhdimisht nga LSI, madje më 5 Maj, në Ditën e Dëshmorëve, përpara bustit të Qemal Stafës, Luan Rama deklaroi: “Apeloj edhe në emër të LSI-së që komisioni i posaçëm shtetëror i krijuar për festimet e 70-vjetorit të mos vazhdojë të nanuritet në mjediset e zyrave, por të shohë realisht dhe të veprojë realisht”a
Në fakt LSI ishte mjaft aktive më 5 Maja
Një gjë e tillë duket se ka rënë edhe në sy të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçia
Në mbledhjen e grupit, Ruçi i ka kritikuar ligjvënësit socialistë se nuk kanë qenë aktivë më 5 Maja
Ai u ka thënë atyre se duhej të ishin në krah të familjeve të dëshmorëve dhe të asaj kategorie që i ka votuar vazhdimishta
Arta Dade i tha Ruçit se ajo ka munguar sepse ishte në drekën e shtruar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, për kreun e Senatit Italiana
Por Ruçi iu përgjigj se ai ka qenë edhe në homazhe, edhe në këtë drekëa
A është kjo shenjë e një përplasje të heshtur brenda të majtës?
Ende ka kohë deri kur të festohet 70- vjetori i Çlirimit, për të parë se si do marrin gjërata
Source: Tema – Aktualitet