Donatella Versace u pa për herë të parë në publik që pas largimit nga posti i Drejtoreshës Kreative të markës Versace.
Mbretëresha italiane e modës ishte e rrethuar nga shoqe supermodele, duke përfshirë Kate Moss dhe Amber Valetta, teksa doli në klubin ekskluziv të natës Tramp në Londër të enjten mbrëma.
Grupi përfshinte gjithashtu modelet kryesore Kristen McMenamy, Jacqui Hooper, Natasha Poly, së bashku me Mila van Eeten dhe Mica Argañaraz.
Një burim i tha ekskluzivisht Page Six, “Donatella donte një natë vajzash dhe ajo ishte e rrethuar me miq që e kanë mbështetur dhe e duan”.
Fashionistja italiane është larguar nga posti i drejtoreshës kreative, një punë që ajo e ka mbajtur që nga vdekja e Gianni-t në vitin 1997 dhe është zëvendësuar nga Dario Vitale shtatë vjet pasi Capri Holdings bleu Versace.
Ata njoftuan largimin e saj në Instagramin e tyre në fillim të këtij muaji dhe zbuluan se stilistja e firmës do të marrë rolin e ambasadores kryesore të markës nga 1 prilli – një rol shumë më i vogël, thonë vëzhguesit e modës.
“Në rolin e saj të ri, ajo do t’i përkushtohet mbështetjes së përpjekjeve filantropike dhe bamirëse të Versace dhe do të mbetet një avokate e markës globalisht.”
Duke folur për largimin e saj, Donatella tha: “Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të vazhdoj trashëgiminë e vëllait tim Gianni. Ai ishte gjeniu i vërtetë, por shpresoj të kem pak nga shpirti dhe këmbëngulja e tij.’
Burime pranë të dyja palëve thonë se gjërat kanë qenë ‘shumë të vështira’ mes Donatellës dhe Caprit prej disa kohësh, pavarësisht se ajo u cilësua si shpëtimtarja e markës, duke tërhequr të famshmit e listës A që të veshun rrobat e saj dhe të postojnë rreth tyre në Instagram.
The post Donatella Versace shfaqet në publik pas largimit nga ‘Versace’ appeared first on Lapsi.al.