Dy nga dosjet më të rëndësishme me vjedhje dhe shkelje gjatë qeverisjes së Sali Berishës kanë mbërritur në gjykatë, megjithatë, të gjithë presin se kur do mbërrijnë në dyert e drejtësisë edhe peshqit e mëdhenja
DOSJA E RIMBURSIMEVE
Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën Penale gjashtë ish- zyrtarë të Tatimeve dhe dy administratorë të kompanive private të dyshuar se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me kompani fantazmë që mendohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 6 milionë euroa
Sipas njësisë task- forcë, hetimi ka konkluduar se dy administratorët Mirjan Beneja dhe Gjergj Tupe në bashkëpunim me zytarë të Drejtorisë rajonale të Tatimeve Tiranë kanë përfituar në mënyrë të padrejtë vlerat e rimbursimit të TVSH për 13 kompani, të cilat ekzistonin vetëm fiktivisht dhe nuk kanë zhvilluar asnjë aktiviteta
Zyrtarët që do t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor në dhomën penale janë: Ismail Muça, ish- drejtori i Drejtorisë Rajonale; Afërida Hysa ish- drejtore e Sektorit të Kontrollit; Laurent Vata, përgjegjës i Sektorit të Kontrollit; dhe Edmond Osmani, Gramoz Milushi dhe Kujtim Metalia, inspektorë kontrolli në Drejtorinë Rajonale të Tatimevea
Ata akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, falsifikim dokumentash dhe pastrim të produkteve të veprës penalea Prokuroria pretendon se abuzimet kanë ndodhur për periudhën shkurt- tetor 2013 dhe këto janë shumat e rimbursuara në mënyrë të paligjshme nga kompanitë fiktive me emrat: “Lumturia”, “F7M”, “Sheng Da Ana”, “Ventura”, “Nam Kong”, “Hong De”, “Tai Ping Jang”, “Asteriks 03”, “Be Ni Sa”, “Tong Da Horizont”, “Tirana Imp-exp”, “Arlindi Trade” dhe “4 plus M”a
Prokuroria bën me dije se nga kontrolli i Ministrisë së Financave është konstatuar se ka patur veprime të dyshimta nga ana e disa shoqërive tregtare, ku 13 prej tyre janë aktivizuar e më pas shitur duke përfituar rimbursimin e duke kërkuar më pas çregjistrimin brenda një periudhe disaditorea
Menjëherë pas blerjes së kompanive dhe transferimit të kapitalit, përfaqësuesit e rinj, Begeja dhe Tupe, kanë bërë kërkesë për likuidim të tyre pranë adminitsratës tatimore, duke nisur në këtë mënyrë proçedurat e çregjistrimita
Në përfundim të kontrollit, sapo shoqëritë kanë marrë rimbursimin e TVSH-së kreditore të mbartur në vite në vlera të mëdha, kanë bërë çregjistrimin në organin tatimor rajonal, si dhe shpalljen e famlimentita
Prokuroria thotë se zyrtarët e Tatimeve kanë miratuar programet e kontrollit për të gjitha këto subjekte, ndërkohë që kontrollet janë kryer nga inspektorët të cilët në përfundim nuk kanë depozituar analizën e dokumentacionit financiar që pasqyron faktet se nga 2008 deri më 2013 kompanitë nuk kanë ushtruar veprimtaria
Prokuroria thotë se, sapo janë depozituar shumat e konsiderueshme të rimbursimit, ato janë tërhequr nga bankat dhe janë ndarë mes të pandehurvea
DOSJA E VJEDHJEVE ME FATURAT E CEZ
Pas më shumë se 3 vjet Prokuroria ka mbyllur hetimet për atë që duhej të ishte një prej dosja e vitita
Në fund dosja e famshme abuzimeve të CEZ me qytetarët është dërguar për gjykim me akuzën për falsifikim kompjuterik vetëm për 7 faturistë, ndërkohë që të njëjtën akuzë e rrezikojnë edhe 8 të tjerëa
Ata akuzohen se kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik duke falsifikuar të dhënat e matësave të shumë qytetarëve në kryeqytet të cilëve u kanë faturuar më shumë energji se sa kanë konsumuara
Bëhet fjalë për periudhën tetor 2010- janar 2011, ndërsa numri total i abonentëve, sipas akuzës është mbi 14000, ku 490 prej tyre e kanë paguar këtë faturima
Sipas akuzës rezulton se të gjitha leximet e energjisë elektrike janë kryer jashtë orarit zyrtar, kryesisht në orët e vona ta mbrëmjes ose herët në mëngjesa
Akuza ka arritur të vërtetojë se leximet janë fiktive, që nuk janë kryer realisht nga lexuesit në sahatet matës të energjisë elektrikea
Për konsumatorët e thjeshtë, shumat arrinin deri në 65 mijë lekë, ndërsa për bizneset deri në 200 mijë lekëa Në sistemin e të dhënave të CEZ këto fatura të larta arsyetoheshin si gjoba për shkak të lidhjeve të paligjshme, ndërsa për të gjobiturit rezultonin si energji e papaguara
Dyshohet se ky grup faturistësh, janë paguar nën dorë apo me shpërblime me shuma të ndryshme për shërbimin e veçantë që kryenin për kompaninë çeke, por deri tani ky fakt nuk është provuar nga Prokuroria, ndërsa vete të akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues, duke mos pranuar asnjë prej shkeljevea
Por megjithëse është vërtetuar një pjesë e këtyre abuzimeve në kurriz të qytetarëve shqiptarë, pikëpyetja e kësaj vjedhjeje galopante është: A do të marrin mbrapsht konsumatorët lekët që u janë grabitur nga CEZ?
Source: Tema – Aktualitet