Një ngjarje e pazakontë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, menjëherë pas bilbilit që sinjalizoi fundin e ndeshjesa Pas disa “fërkimeve” gjatë lojës, Antoinette Bannister e Partizanit dhe Ebi Dishnica e Tiranës u bënë protagoniste të një sherri, ku nuk munguan as grushtet, por as shqelmat e një djaloshi të futur në parket, i cili goditi basketbollisten amerikane në fushën e lojësa
Në përfundim të sfidës, Bannister afrohet te Dishnica, kjo e fundit i jep dorën, por lojtaret duket se kanë një përplasje verbalea
Më pas amerikania Bannister e godet me grusht Dishnicën, e cila gjithashtu kundërpërgjigjet me grushtea Ndërkohë në këtë moment një djalosh, ndoshta familjar i lojtares së Tiranës, e godet amerikanen me shqelm nga pas, ndërsa Dishnica më pas e shtyn lojtaren e Partizanita
Bannister tenton të largohet drejt pankinës së kuqe, por aty vjen me vrap Dishnica që e shtyn atë për ta rrëzuar me kokë në parketa Aty vijuan sërish edhe kacafytjet me njëra-tjetrën edhe pse trajnerja Eliverta Bujari u mundua t’i shkëpuste nga njëra-tjetra, po ashtu erdhën dhe shumë persona të tjerë për t’i ndarë mes kaosita
Më tej çdo gjë sheshohet edhe me ndërhyrjen e përfaqësuesve të të dyja klubevea Duhet theksuar se në këtë derbi, ashtu sikurse ndodh rëndom në lojërat me dorë, mungonte siguria e nevojshme, pasi me vetëm dy persona është e pamundur që të ruhet rendi edhe në një ndeshje te femrat e jo më te meshkujta
Me anë të pamjeve të siguruara shikohet momenti se si nisi e gjithë ngjarja, që më pas agravoi të dyja ekipeta
Flamurtari dhe Partizani janë finalistët e Kategorisë së Parë në basketbollin e femrave për edicionin 2022-2023a Vlonjatet fituan edhe ndeshjen e dytë në Shkodër kundër Vllaznisë në shifrat 76-41, ndërsa të kuqet mposhtën sërish Tiranën në derbi, këtë herë me rezultatin 86-83 në gjysmëfinalen e dytëa
The post E turpshme në basketbollin e femrave, vajzat e Tiranës dhe të Partizanit kapen prej flokësh dhe zihen me grushta pas derbit (VIDEO) appeared first on Shekullia