Një ngjarje e rëndë është parandaluar në burgun e Fierit, pasi i dënuari përjetë Dan Hutra, në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë, kishin thurur një plan për t’u arratisur ng burgu i Fierit.
Mësohet se në dhomën ku ishin të akomoduar të burgosurit, ishte nisur prerja e sgarës së dritares me mjete të improvizuara, ndërsa në dhomë më pas u gjet edhe një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.
Tre të përfshirët e tjerë në këtë ngjarje janë Martin Kapllani, banues në Vlorë, të cilit, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, Geraldo Veizaj banues në Vlorë, të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja” dhe Fati Kovaçi, po ashtu banues në Vlorë, ndaj të cilit është caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.
Pas ngjarjes, stafi i sigurisë ka kryer kontrolle të hollësishme të elementëve të sigurisë, në të gjithë burgun.
NJOFTIMI:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju informon se:
Sot, më datë 04.01.2024, rreth orës 11:25, në IEVP Fier, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve).
Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë.
Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.
Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje.
Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen.
Të përfshirë në këtë ngjarje janë:
1. Shtetasi Dan Hutra, i biri Riza dhe Mislime, i datëlindjes 01.08.1982, lindur në Kukës dhe banues ne Kodër Kamëz, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me histori të përsëritur kriminale, me Vendimin Nr.466 Regj.Them, datë.04.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor dyshuar për vrasjen e katër personave.
2. Shtetasi Martin Kapllani, i biri i Adhurim dhe Rezarta, i datëlindjes 24.12.2003, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.
3. Shtetasi Geraldo Veizaj, i biri i Barjam dhe Luiza, i datëlindjes 04.07.2004, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.
4. Shtetasi Feti Kovaçi, i biri Arben dhe Dëshira, i datëlindjes 20.02.1996, lindur dhe banues ne Vlorë, Lgj. “24-Maji”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i ardhur më datë 21.10.2023, nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me (Shkurtim-Vendimi) Nr.476, datë 21.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.
The post EMRAT + FOTO/ Kishin nisur prerjen e zgarës së dritares, ja kush janë tre të paraburgosurit e tjerë që po bashkëpunonin me Dan Hutrën për t’u arratisur nga burgu i Fierit appeared first on Albeu.com.