Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili garon për një mandate të tretë në këtë bashki ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, rreth orëve të mesditës. Ai i bëri thirrje qytetarëve të lënë pas vonesat e vogla të shkaktuara për shkak të problemeve në sistemin elektronik dhe të shkojnë për të votuar.