Euro ka rifituar terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundita
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 114a94 lekë, në rritje për të dytën ditë radhazia Që nga e mërkura, euro ka rifituar pothuajse një pikë në kursin e këmbimit me lekuna Në fillim të kësaj jave, euro ra poshtë nivelit të 114 lekëve dhe shënoi pikën më të ulët të këtij viti, në nivelin e 113a97 lekëve, ndërsa duket se kjo rënie po korrigjohet pjesërishta
Agjentët e tregut valutor shprehen se, pavarësisht rritjes së ditëve të fundit, në treg nuk vërehet ndonjë kërkesë me bazë të gjerë për monedhën europianea Me shumë të ngjarë, rritja mund të jetë e ndikuar nga operacione sporadike në vlera të mëdhaa
Një faktor mund të jetë edhe nevoja e aktorëve të mëdhenj të tregut valutor (banka) për të mbyllur pozicionet që mund të jenë hapur në javët e fundit, për shkak të rritjes së volumit të shitjeve të euros, rritje e nxitur nga kursi i favorshëm për blerësita Një fenomen i tillë u vërejt edhe në ditët e fundit të dhjetorit, kur rënia e kursit në nivelet minimale historike rriti kërkesën për monedhën europiane dhe kjo solli në vijim një lëvizje të kursit në kahun e kundërt, në rritjea
Agjentët e tregut shprehen se balancat e kërkesës dhe ofertës në treg nuk kanë luhatje të mëdha dhe perspektiva e kursit ngelet në favor të lekut, që besohet se do të vijojë të ruajë pozita të forta krahasuar me periudhat e mëparshmea
Nëse shohim tendencat e kursit në afat më të gjatë, leku po vazhdon të mbiçmohet në kursin e këmbimit me lekuna Kursi mesatar i këmbimit për periudhën 1 janar-16 mars 2023 është në nivelin 115a75 lekë, nivel ky 5a3% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parëa
Sipas ekspertëve, forcimi i lekut mund të shpjegohet, në radhë të parë, me ecurinë pozitive të flukseve valutore hyrëse, i ndikuar kryesisht nga turizmi, rritja e investimeve të huaja sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe flukset konstante të prurjeve valutore informalea Në fillim të këtij viti një efekt pozitiv mund të ketë ardhur nga përmirësimi i bilancit tregtar dhe rënia e ndjeshme e deficitit në muajin janara
Nga ana tjetër, një ndikim të caktuar mund të ketë pasur edhe politika monetare me kah shtrëngues e Bankës së Shqipërisë, që është përcjellë me një rritje të normave të interesit dhe yield-eve për instrumentet financiare në lekëa Kjo mund të ketë ndikuar në kërkesë më të madhe për lekë dhe në rritje të ofertës së euros, sidomos në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, kur rritja e yield-eve arriti kulmina/monitor
The post Euro rifiton terren, kthehet pranë 115 lekëve appeared first on Albeuacoma