Pas festave të fundvitit, emigrantët janë dyndur të kthehen në vendin ku jetojnë dhe punojnë, kjo ka bërë që të krijohet fluks në pikën kufitare të Kapshticës.
Fluksi i emigrantëve që udhëtojnë drejt vendit fqinj, është rritur ndjeshëm gjatë ditës së sotme.
Në pikën kufitare të Kapshticës,në tokën neutrale, herë pas here krijohet radhë e gjatë mjetesh,të cilat presin të kryejnë proçedurat.
Policia kufitare greke,pavarësisht shtimit të lëvizjeve në kufi, punon me dy sportele në hyrje dhe dy në dalje.
Ndryshe nga ditët e para të vitit,kur pala greke punonte me kapacitet maksimal personeli, prej te premtes sportelet janë reduktuar, çfarë ka krijuar radhë mjetesh në kufi.
Ndërkohë, policia shqiptare kufitare ka hapur 5 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, duke përpunuar me ritme të larta dokumentacionin e udhëtarëve dhe mjeteve.
Autoritetet e kufirit i kanë kërkuar policisë greke, të shtojë personelin dhe sportelet,për të lehtësuar kalimin e emigrantëve drejt vendit fqinj.
The post Fluks në Kapshticë, radhë në dalje drejt Greqisë appeared first on Albeu.com.