Jonida Danaj është një nga rastet që gjeti punë si inxhiniere ndërtimi gjatë Panairit të Punësimit 2014a
Nga sot ajo ka filluar punë si inxhiniere ndërtimi pranë kompanisë “Kassel shpk”, e cila në panair punësoi edhe dy arkitektë, të dy djem të rinj të sapodiplomuara
Një vend të ngjashëm me pozicionin e fituar nga Jonida, e që paguhet sa një rrogë ministri a deputeti, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ia ofroi edhe militantes së PD-së që protestoi para pak ditësh, e cila pretendonte se ishte inxhiniere me shkollë të lartë, por çuditërisht rezultoi me gjimnaz shkollë natea
“Kjo është një histori suksesi e dikujt që studion, kërkon e punon pa u lodhur e pa u dorëzuar”, shkruan Veliaj në Facebooka
Përveç Jonidës, edhe Shela Berberi ka filluar sot punë në profesionin e saj, si inxhiniere teknologe, pranë kompanisë “Hako”, apo Gerilda Haderi, e cila u përzgjodh mes dhjetëra aplikantëve si specialiste marketingu nga spitali privat “Hygeia”a
Source: Tema – Aktualitet