Në maj 2009, publicisti Ardian Klosi publikoi librin e tij të fundit “Katastrofa e Gërdecit”a Tre vjet më pas, i ndjeri u vetëvraa Pjesë prej libri janë botuar në DITAa
Kjo vepër është frut i një pune të gjatë të tij mbi ngjarjen e Gërdecit, rrethanat dhe ngjarjet e tjera që i paraprinëa Libri përmban dokumentacion të pasur, referenca arshivore, mediatike dhe fotografi me personazhet e prekura nga tragjedia e Gërdecita
Kemi të bëjmë me një vepër, e cila kërkon ta vështrojë ngjarjen e Gërdecit, të pandarë nga skenat dhe prapaskenat e saja Libri sjell gjithashtu, edhe dëshmi nga familjet e viktimavea
Klosi, i njohur për modestinë e tij, nuk shpall ndonjë meritë të veçantë për zbulimin e dokumentave të bujshëm apo marrjen e ndonjë deklarate “bombë”, por në të vërtetë brenda librit gjen vërtetë të tillaa
Një prej tyre është zbulimi i Klosit se ish-ministri Fatmir Mediu posedon vilë ngjitur me biznesmenin e Gërdecit, Delijorgjia Zyrtarisht Delijorgji ishte pronar i “Albademil”, firmës që kreu demontimin e municioneve në fabrikën e Gërdecita
Të dyja vilat gjenden pranë njëra tjetrës në brengdetin e Adriatikut në zonën e Golemita
Foto nga faqet e librit dhe kopertina e tij
Klosi ka marrë dhe analizon me qindra pohime, dëshmi dhe dokumenta mbi aferat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe qeverisë shqiptare me armatimet dhe municoneta Kështu ndërtohet tabloja e një prej aferave më të mëdha korruptive të shtetit shqiptar në dy dekadat e fundit, që pati një kosto të madhe, e veç të tjerash, solli humbjen tragjike të 26 jetëve; fëmijë, gra, burra e pleqa
iaba / dita
The post FOTO: Mediu dhe biznesmeni i Gërdecit, me vila ngjitur në bregdet, fotot i publikoi gazetari i njohur para se të ndahej nga jeta appeared first on Gazeta Ditaa