Mes viktimave nga aksidenti tragjik i trenave në Greqi ndodhen të paktën pesë shtetas shqiptarë, pavarësisht se konfirmimi zyrtar për shumicën e tyre ende nuk është dhënë, pasi duhet të përfundohet identifikimi me anë të testit të ADNa
Një 23-vjeçare shqiptare është një nga personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në Greqi dy netë më parëa
E reja është identifikuar si Evgjeni Mickaa 23-vjeçarja shqiptare u identifikua përmes analizës së ADN-sëa
Evgjeni Micka
Ajo është viktima e tretë shqiptare, pas studentes së identifikuar një ditë më parë, 21-vjeçares Klaudia Lata dhe 60-vjeçarit Pavlin Bozo, i cili punonte në një bar/kafe në trena Edhe natën që ndodhi ngjarja e rëndë, ai ka qenë në krye të detyrës duke iu shërbyer pasagjerëvea
Pavlin Bozo
Klaudia Lata ishte pasagjere në vagonin 2 të aksidentit tragjik të përlasjes së trenave që ndodhi në Greqia Familja Lata është një familje emigrante në Larisa, ka njoftuar humbjen e Klaudia Latësa
Kaludia Lata
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqia
Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 57 personavea Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrasha
Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatala
jala/ dita
The post FOTO: Tragjedia në Greqi, keta janë tre nga shqiptarët që humbën jetën appeared first on Gazeta Ditaa