Një vajzë 15-vjeçare, e cila u rrëmbye në vitin 2017 kur ishte vetëm 9 vjeç, është gjetur shëndoshë e mirë në Karolinën e Veriut. Kayla Unbehaun u pa për herë të fundit më 4 korrik 2017, kur ishte nëntë vjeç, shkruan The Telegraph.
Kur babai i saj, Ryan shkoi ta merrte nga shtëpia e nënës së saj më 5 korrik, ajo nuk ishte atje. Në atë kohë, babai kishte kujdestarinë e plotë të Kayla-s, ndërsa nëna e saj Heather Unbehaun kishte vetëm të drejtën e vizitës.
Rasti u përmend dhe u trajtua gjerësisht në serinë e Netflix-it “Misteret e pazgjidhura” për rrëmbimet e fëmijëve nga prindërit e tyre.
Por, ishte një pronar dyqani, i cili thuhet se e kishte ndjekur serinë përkatëse, e njohu Kayla në një qendër tregtare në Asheville dhe informoi menjëherë policinë.
Pas zbulimit të rastit, nëna Heather Unbehaun u akuzua për rrëmbim fëmijësh, po mbahet me garanci prej 250.000 dollarësh dhe është në pritje të ekstradimit.
“Jam shumë i lumtur që Kayla është e sigurt në shtëpi. Dua të falënderoj @ElginPDFD, Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar dhe të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit që ndihmuan me rastin e saj. Ne kërkojmë privatësi teksa po njohim përsëri njëri-tjetrin dhe jemi nisur në këtë fillim të ri për ne”, u shpreh i ati i Kaylas.
Heather Unbehaun
Kayla dhe babai i saj para rrëmbimit
j.l./ dita
The post FOTO: U rrëmbye kur ishte 9 vjeç, vajza gjendet pas 6 vitesh pas dokumentarit të NETFLIX appeared first on Gazeta Dita.