Mbi 1 milion njerëz protestuan në Francë, të enjten, kundër reformave të pensionevea Në Paris, disa protestues që po mbanin maska të zeza u përplasën me policinë, pasi sulmuan të paktën dy restorante, një supermarket dhe një bankëa Policia, e goditur nga kokteje molotovi dhe sende të forta, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesita Një mjegull gazi lotsjellës mbuloi një pjesë të Pallatit të Operës, ku protestuesit u mblodhën në fund të marshimita
Sipas Ministrisë së Brendshme, ishin rreth 1,500 protestues të dhunshëma Dhuna shpërtheu edhe në marshime të tjeraa Të tilla pati veçanërisht në qytetet perëndimore të Nantes, Renes dhe Lorienta Këtu një ndërtesë administrative u sulmuaa Bashkisë së Bordosë i është vënë zjarria
Protesta të dhunshme pati edhe në qytetin në Lion, në juglindje të Francësa Ministria e Brendshme tha se marshimi në Paris mblodhi 119,000 njerëz, që ishte një rekord për kryeqytetin gjatë protestave kundër reformës së pensionevea Sondazhet thonë se shumica e francezëve e kundërshtojnë projektligjin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, gjë që ai thotë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbëa
Duke u mbështetur me pjesëmarrjen e madhe, sindikatat kërkuan me shpejtësi protesta dhe greva të reja të martëna Ato përkojnë me kohën e vizitës së planifikuar të mbretit Charles III në Francëa Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, pasi vizitoi selinë e policisë të enjten mbrëma, teksa prostea të dhunshme vazhdonin në disa lagje të Parisit, dha garanci se siguria “nuk përbën problem” dhe monarku britanik “do të mirëpritet”a/REL
The post Francezët nuk pranojnë rritjen e moshës së daljes në pension 64 vjeç, mbi 1 milion dalin në sheshe, digjet bashkia e Bordosë appeared first on Shekullia