Shaqir Vukaj
Kujtdo që shkon në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut nwpwr Shqipëri, i bën përshtypje tw veçantë mosha e tyrea Shumica dërmuese e tyre janw të moshës 20-25 vjeç, por ka, dhe jo pak, edhe më të rinja Madje sheh edhe varre të dëshmorëve 15 apo 17 vjeçarëa Pikërisht një 17 vjeçari i kushtohet ky shkrim, jo se është i vetmi Dëshmor i kësaj moshe, por se ka diçka të veçantë, një amanet të shkruar që rrallëkund është parë e dëgjuar në Shqipëri, madje edhe jashtë Shqipërisëa
Europa demokratike nderon me respekt të veçantë Dëshmorët e Heronjtë që dhanë jetën për çlirim nga nazifashizmi, në luftëra për liri e pavarësi, siç nderon Dëshmorët e të gjitha kohëravea Monumentet, përfshi lapidarë, monumente e buste Dëshmorësh e Heronjsh etja, “janë materializim i historisë” ka thënë një njeri i ditur, por unë do të shtoja se ato tregojnë respekt e nderim për të rënët për liri e pavarësi, dhe në radhë të parë ngjallin krenari, atdhedashuri e patriotizëma Kudo nwpwr qytetet e Europës sheh monumente, buste, lapidarë, emra rrugësh, sheshesh e institucionesh në kujtim të të rënëve për Atdhea Dhe ajo që bën përshtypje të veçantë, është fakti se kudo nwpwr Europë, ato restaurohen e mirëmbahen dhe duken sikur të ishin ndërtuar dje dhe askush nuk merret me ndërrimin e emrave të shesheve, rrugëve, institucioneve etja
Shaqir Vukaj
Kam parë shumë monumente, varreza, buste e lapidarë nëpër Europë kushtuar Heronjve e Dëshmorëve të rënë në luftë kundër nazifashizmit, apo të rënëve për Atdhea Kam parë në Trentov Park, në Berlin panteonin kushtuar ushtarëve sovjetikë të rënë në betejën e Berlinit, madje me citatet e Stalinit poshtë (thua se është ndërtuar dje, aq mirë mirëmbahet), kam parë në Leipcig memorialin gjigand kushtuar rreth 100 mijë të rënëve prusianë, austriakë, rusë e suedezw në betejën e vitit1813 kundër francezëve, kam parë në një fshat në periferi të Drezdenit një lapidar kushtuar 14 ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe të vrarë në luftë kundër nazistëve, kam parë në fshatin Lidice, afër Pragës monumentin e 82 fëmijëve në madhësi natyrale, në kujtim të 172 meshkujve mbi 15 vjeç, burra, pleq e fëmijë vrarë barbarisht nga nazistët gjermanë, siç kam parë monumentin e Julius Fuçikut, autorit të thirrjes kushtrim, që mbetet i përjetshëm “Njerëz jini vigjilentë” apo të studentit çek Jan Pallah që u vetësakrifikua në shenjë proteste kundër pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë… Mund të përmend pa fund vepra të tilla që mbrohen e mirëmbahen nga shteti në Gjermani, Itali, Poloni, Rusi, Danimarkë, Norvegji, Belgjikë, Çeki, Greqi, Mal të Zi etja etja
***
Por ndërmjet shumë atyre që kam parë e dëgjuar, më ka bërë përshtypje të veçantë një stacion në Metronë e Parisit që mban emrin e Gi Mokesë, një Heroi 17 vjeçar të Francës, vrarë nga nazistët gjermanë, historia dhe jeta dhe vdekja e të cilit ngjet, për të mos thënë është e njëjtë me heroin tonë të këtij shkrimi, Dëshmorin Nuri Bushatia
Të dy njëlloj, të aktivizuar që në rini në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, të dy nga familje patriote, të dy të aktivizuar që shumë herët në luftë kundër pushtuesve, të dy arrestuar nga mercenarë vendas, bashkëpunëtorë të pushtuesve, të dy të internuar në kampet naziste gjermane, të dy 17 vjeçarë, të dy të pushkatuar nga nazistët e kryesorja të dy kanë lënë amanete të papërsëritshme për bashkatdhetarët e bashkëluftëtarët, për prindërit, shokët e shoqet e tyre, për të gjithë patriotët e ndershëm të vendeve të tyre, që edhe sot shërbejnë si modele trimërie, atdhedashurie e patriotizmi…
Gi Moke lindi në vitin1925 në një familje të njohur patriotea Babai i tij, Prosper Moke ishte deputet komunist i Parlamentit Francez, por që iu hoq mandati i deputetit mbas nxjerrjes së Partisë Komuniste jashtë ligjit, në vitin1939, dhe më vonë i arrestuar nga pushtuesit nazistëa Mbas arrestimit të babait, Gi Moke, megjithëse tepër i ri në moshë, u aktivizua në ilegalitet në luftë kundër nazistëve gjermanë, u pranua në Partinë Komunistea Në vitin1940, kur sa kishte mbushur 16 vjeç arrestohet dhe mbahet në kampin Shuazel në Shatobrian… Më 22 tetor 1941 së bashku me 47 francezë të tjerë pushkatohet nga nazistëta Para pushkatimit, ai i shkruan letër familjes së tij, letër e jashtëzakonshme që flet shumë:
“Mami im e dashur, vëllai im i dashur, babi im i dashura
Unë do të vritema Para së gjithash dua të lutem ty nëna ime e dashur të qëndrosh si burrëreshëa Unë di të qëndroja Unë mbahem dhe kam parë kaq shumë njerëz trima për rretha Unë dua të jetoja Jeta ime prej 17 vjet e gjysmë ka qenë e shkurtëra Sigurisht që unë dua të jetoja Por ajo që unë uroj nga zemra ime është që vdekja ime t’i shërbejë diçkaje madhorea
Mama, të lutem më premto se do të qëndrosh dhe do ta kapërcesh hidhërimina
Unë po ju lë ju të gjithëve, mami, Serzh, babia
Ju puth me të gjithë zemrën time fëminorea
Qëndroni burrërishta
Gi juaj i dashur”
Emri i Gi Mokesë u bë i njohur në të gjithë Francëna Disa shkollave, rrugëve etja,
iu dha emri i tija Që në vitin1946 me porosi të Presidentit De Gol, një stacioni të Metrosë së Parisit iu dha emri i tij, emër që mban edhe sota Për të janë shkruar artikuj, reportazhe, libra, xhiruar filma, që janë pritur shumë mirë nga spektatorëta
Presidenti Sarkozi ka urdhëruar që letra e Gi Mokesë të lexohet në të gjitha shkollat e mesme të Francësa Dhe të gjitha këto nderime e vlerësime ia kanë bërë politikanë që nuk i lidhte asgjë me komunistët…
***
Heroi ynë, Nuri Bushati ishte pinjoll i fisit të Bushatlinjve, ndër fiset më të njohura në Shkodër e Shqipëri, që për rreth 100 vjet ka qeverisur Shqipërinë e Veriut, një pjesë të Malit të Zi, e deri në Pejë e Elbasana Pashallëku i Shkodrës i krijuar nga bushatlinjtë, është krijuar 20 vjet para Pashallëkut të Janinës dhe ka vazhduar dhjetë vite më shumëa Pashallëku i Shkodrës u bë bërthama e parë e krijimit të shtetit shqiptara Mehmet Pashë Bushati ka qenë i pari pasha shqiptar që ngriti flamurin e kryengritjes kundër Turqisë duke u bërë objekt i historisë botërore…
Nga ky fis kanë dalë figura të shquara në shumë fusha të jetës së vendit, politikanë, deputetë, mësues e profesorë të nderuar, studiues me emër, artistë e sportistë të njohur, klerikë të lartë etja por edhe luftëtarë të shquar në luftërat për liri, kryengritjet e popullit tonë, që nga ajo e Hamz Kazazit (në va1834), pjesëmarrës të Lidhjes së Prizrenit, në Kryengritjen e Malësisë së Madhe, kryesuar nga Ded Gjon Luli, në Luftën e Koplikut, pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës, luftëtarë me pushkë në dorë kundër pushtuesve nazifashistë etja
Pushtimi i vendit nga fashistët italianë e më vonë nga nazistët gjermanë, solli vuajtje e dëme të pallogaritshme për popullin tonëa Sipas një raporti të UNRRA-s të vitit1945 në Shqipëri janë vrarë 28-30 mijë shqiptarëa Sipas dokumenteve zyrtare janë arrestuar 8500 vetë nga të cilët 235 vetë janë pushkatuar, janë internuar në kampe brenda e jashtë Shqipërisë 5118 vetë nga të cilët 1250 janë ekzekutuara Kështu mund të vazhdohet për dëmet materiale pa fund që ka pësuar Shqipëria, duke u bërë një ndër vendet me më shumë dëme njerëzore e materiale për frymë të popullsisëa
Por ajo qw solli turpe, dëme e faje të pashlyeshme edhe për disa shqiptarë, ishte bashkëpunimi me pushtuesit italianë e gjermanë, që pavarësisht nëse u gënjyen, për para, apo me ndërgjegje, u bënë bashkëpunëtorë të nazifashistëvea Kështu ngjau edhe me bushatlinjtë, disa prej të cilëve zgjodhën rrugën e gabuar, duke u bërë bashkëpunëtorë të pushtuesve italianë e gjermanë, e ndonjërin prej tyre duke e ulur edhe në karrigen e ministrit apo deri edhe të kryeministrit…
Në këtë fis ndodhi që njwri vëlla u lidh ngushtë me Frontin Nacional Çlirimtar, duke u bërë ndër bazat kryesore të luftës, ndërsa tjetri, bashkëpunëtor i ngushtë i pushtuesvea Por shumë bushatlinj u lidhen me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare duke ndjekur rrugën e duhur, rrugën e të parëve, të patriotëve të vërtetë, për t’i dalë zot vendit, duke u bërë strehë e pjesëmarrës aktivë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, disa prej tyre me pushkë në dorë, deri në çlirimin e plotë të vendita Mjafton të përmend faktin se nga fisi i bushatlinjve, në Kampin e Prishtinës janë pushkatuar nga nazistët tre vetë, të shpallur Dëshmorë të Atdheut, ndërmjet të cilëve, Heroi i këtij shkrimi, Nuri Bushatia
Nuriu lindi në Shkodër, më 20shtator të vitit1927 në familjen e Hamza Bushatit, familje e njohur, me tradita atdhetarea Që në moshën dy vjeçare ai mbeti pa nënëa Mbas shkollës fillore ai u regjistrua në shkollën bujqësore në Kavajëa Duke ecur në traditat atdhetare, familja e Nuriut, shumë shpejt u lidh me ata që i dolën zot vendit dhe u vunë në krye të luftës së armatosur kundër pushtuesve, duke u bërë një ndër bazat e fuqishme të kësaj lufte në Qarkun e Shkodrësa
I rritur dhe edukuar me këtë frymë, Nuriu që në rininë e hershme u aktivizua me grupet e të rinjve komunistëa Kështu, kur ishte në vitin e tretë të shkollës u pranua në radhët e Rinisë Komunistea Në qershor të vitit 1942, mbasi kishte mbaruar vitin e tretë të shkollës bujqësore, me vendim të Komitetit Qarkor të Durrësit, ai së bashku me disa shokë të tjerë, braktisin shkollën dhe kthehen në vendet e tyre, për t’u vënë në dispozicion të Qarkoreve të Partisë të rretheve të tyre, për të vazhduar luftën, ku të ishte nevojaa
Nuriu u kthye në qytetin e lindjes, në Shkodër ku, mbas demonstratës së 22 shkurtit 1942, pushtuesit italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin ndërmarrë një valë arrestimesh e përjashtimesh nga Gjimnazi i Shkodrësa Që ditët e para, mbas kthimit në qytetin e lindjes ai u vu në lidhje me drejtuesit e rinisë së Qarkorit Komunist të Shkodrës, të cilët e caktojnë me detyra të rëndësishme në punën me rininëa Një formë që përdorej në atë kohë për të mobilizuar dhe punuar me rininë ishte organizimi i skuadrave të futbollit të lagjevea Nuriu si i pasionuar mbas futbollit dhe futbollist i mirë për moshën, u inkuadrua shumë shpejt në shoqërinë e futbollit të lagjes Rus i Vogëla Sigurisht që ndikim të madh kishin edhe vëllezërit më të mëdhenj Mit’hati dhe Samiu që ishin futbollistë të njohur në qytetin e Shkodrësa
Sipas dokumenteve të kohës, shtëpia dhe familja e Nuriut ishte përfshirë e gjitha në shërbim të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke u bërë një bazë e fuqishme e saj, ku takoheshin ilegalët, ku bëheshin takime e mbledhje, nga ku shpërndaheshin trakte etja Kështu në korrik të vitit 1942, në shtëpinë e tij u organizua një mbledhje me të rinjtë komunistë që aktivizoheshin në skuadrat e futbollit të lagjeve, me qëllim aktivizimin e sa më shumë të rinjve në luftë kundër pushtuesita Duke u aktivizuar në veprimtari të ndryshme kundër pushtuesve, ai ra në sy të pushtuesve e bashkëpunëtorwve të tyre, prandaj në fillim të vitit 1943, ai la qytetin dhe iu bashkua partizanëve, në batalionin “Perlat Rexhepi”, duke qenë një ndër partizanët më të rinj të batalionita
Djalë i shkathët, me humor, trim që merrte përsipër edhe veprime e aksione të vështira, ai shumë shpejt fitoi respektin e dashurinë e partizanëve dhe të malësorëve ku vepronte çeta e dytë, ku ishte inkuadruar Nuriu dhe që vepronte kryesisht në zonën Postribë – Rranxaa Në Luftën e Reçit, që u zhvillua në 31 gusht 1 shtator Nuriu u dallua për guxim e trimëria Në këtë luftë ai u plagos dhe për të shmangur pasojat e plagës së marrë e dërgojnë në Shkodër për t’u mjekuara
Ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të tjera, bashkëpunëtorët e pushtuesve diktojnë bazën ku ishte strehuar për mjekim, dhe e arrestojnë në befasia Nuriu dërgohet në burgun politik të Shkodrësa Duke qenë se Italia fashiste kishte kapitulluar dhe nazistët gjermanë megjithëse kishin pushtuar Shkodrën, akoma nuk ishin instaluar plotësisht, Nuriu mbasi qëndroi rreth dy muaj në burg u lirua për “mungesë provash”a Mbas lirimit nga burgu, Nuriu vazhdon aktivitetin antifashist në ilegalitet në qytetin e Shkodrësa Duke qenë se e gjithë familja ishte lidhur me Luftën Nacional Çlirimtare, dy vëllezërit Samiu dhe Mit’hati ishin aktivistë të njohur të Luftës, dhe shtëpia e tyre ishte bazë e rëndësishme, ata ishin nën vëzhgimin e vazhdueshëm të pushtuesve edhe bashkëpunëtorëve të tyrea
Megjithëse në moshë shumë të re, Nuriu ishte bërë i rrezikshëm për pushtuesit, prandaj ndjekjet ndaj tij u shtuan, deri sa një natë, në verë të vitit1944 e arrestuan befasishta Mbasi e mbajtën disa ditë në burgun e Shkodrës, në gushtin e vitit1944, së bashku me shumë shkodranë të tjerë e internuan në Kampin famëkeq të Prishtinësa
Kampi i Prishtinës ishte krijuar nga nazistët gjermanë në vitin1944, ku mbaheshin mbi 900 të internuar, prej të cilëve 653 vetë ishin shqiptarë, por kishte dhe maqedonas, serbë, kroatë etja Për kushtet e tmerrshme të atij kampi, torturat çnjerëzore e punën e rendë që detyroheshin të bënin, vrasjet e barbarizmat e nazistëve kanë shkruar disa prej të internuarve që shpëtuan, si shkrimtari Kin Dushi, poeti Llazar Siliqi, Inga Agim Bejleri, Berhan Bushati etja
Sipas dokumenteve dhe dëshmive të tw internuarve, në kampin e Prishtinës, më datwn 23 tetor 1944 janë pushkatuar 104 të internuar, por para tyre, më 19 shtator, në periferi të Kukësit, në vendin e quajtur “Kulla e Lumës” ishin pushkatuar 26 të internuar, ndërmjet të cilëve 17 vjeçari Nuri Bushatia
Nuk dihet si e kishte marrë vesh se nazistët gjermanë po përgatiteshin për pushkatimin e disa të internuarve, por një natë para pushkatimit, me një gozhdë të ndryshkur Nuriu ka shkruar në murin e kapanonit:
“Vritet nga gjermanët Nuri Bushati nga Shkodraa 17 vjeça Lulëzofsh Atdheu i im”a
Nuk e di se çfarw mund të kishte shkruar ndonjë shkrimtar apo poet i madh, ndonjë filozof apo politikan i përmasave të mëdha, një natë para pushkatimit… por për mendimin tim, zor se mund të shkruanin më mirëa Me ato pak fjalë, ky djalë 17 vjeçar ka shprehur gjithçka pozitive, trimëri, zgjuarsi, dashurinë për vendlindjen, urrejtjen për pushtuesit e kryesorja optimizëm dhe urimet më të mira për të ardhmen e Shqipërisëa
***
Nuri Bushati nuk pati ndonjë aktivitet apo rol të veçantë në luftëa Ai punoi e luftoi si shumë shokë të moshës së tija Me të drejtë iu dha titulli Dëshmor i Atdheut, një rruge në Shkodër iu dha emri i tij, dhe për çdo 5 Maj vendoseshin lule në varrin e tija
Edhe në Shqipëri, si kudo në vendet demokratike të Europës, në nderim, kujtim e respekt të atyre që dhanë jetën për atdhe, u ndërtuan varrezat e Dëshmorëve, u ngritën monumente, buste, ju dhanë emrat e tyre institucioneve publike, rrugëve, shkollave etja
Në kujtim të 26 të pushkatuarve të Kampit të Prishtinës, në vendin e vrasjes, në periferi të Kukësit, në vendin e quajtur ‘Kulla e Lumës”, u ngrit një lapidar dinjitoza Në Shkodër u ngrit një monument madhështor, në kujtim të të pushkatuarve në Kampin e Prishtinësa Në Tiranë një shkolle iu dha emri Dëshmorët e Prishtinës etja
Duke u kthyer tek moshatari i tij, francezi Gi Moke, dua të theksoj se të dy (si shumë shokë të tyre) u spiunuan dhe në shumicën e rasteve u arrestuan nga bashkatdhetarë të tyre, bashkëpunëtorë të pushtuesve nazifashistëa Si në të gjitha vendet e Europës, mbas përfundimit të luftës, edhe në Shqipëri shumë prej tyre u dënuan, por një pjesë u largua jashtë Shqipërisëa
U arrestuan dhe u dënuan edhe ata që kishin arrestuar Gi Mokenë dhe që ua kishin dorëzuar nazistëve gjermanëa Franca është një ndër vendet që ka mbajtur qëndrim tepër të ashpër kundër bashkëpunëtorëve, apo siç janë quajtur ndryshe kolaboracionistëve (ashtu siç ka ndodhur në Belgjikë, Holandë, Luksemburg, Danimarkë, Çekosllovaki etja)a Sipas të dhënave zyrtare, në Francë janë zhvilluar 170 mijë procese gjyqësore kundër tyre, ku janë dënuar rreth 120 mijë vetëa Vetëm katër muajt e parë mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6762 vetëa Sipas shifrave që kanë publikuar studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara, gjyqe partizane ose pa gjyq rreth 20-30 mijë bashkëpunëtorë të pushtuesve gjermanë… Janë dënuar me vdekje si kolaboracionistë edhe heroi i Luftës Parë Botërore Mareshali Peten, edhe kryeministri i Francës, Laval…
Gjyqet kanë vazhduar deri në vitin1949, por me urdhër të Presidentit De Gol ato u ndërprenë për hir të “unitetit të popullit francez”a Në vitin 1953, u shpall amnisti e përgjithshme për kolaboracionistëta Me ligj të posaçëm u ndalua përmendja e emrave të bashkëpunëtorëve të pushtuesit, dhe kryesorja, u vendos që mënyra më e mirë për dënimin e tyre, ishte lënia në harresëa Francezët nëpërmjet harresës u përpoqën ta shlyejnë këtë turp të bashkatdhetarëve të tyrea Kështu, por në forma të ndryshme u veprua edhe në disa vende të tjera evropianea Por askund, në asnjë vend demokratik të Europës, kolaboracionistët nuk janë rehabilituar e për më tepër nuk janë heroizuar e dekoruar …
Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ndodhi kështua Në kuadrin e Luftës së Klasave, për 45 vjet vazhdoi përmendja rast e pa rast e emrit të kolaboracionistëve, vazhduan dënimet e përçmimi për taa E ç’ishte më e keqja, në mjaft raste, kjo luftë vazhdoi me internime e burgosje të të afërmeve të tyre, luftë që në disa raste përfshiu deri nipa e stërnipa…
Por, për fat të keq të shqiptarëve, këta 30 vjet, lufta u thellua, por tashmë në kahe të kundërt, dhe ndodhi si askund në Europëa Filloi një luftë tjetër, tashmë e kundërta e asaj që kishte ndodhur për 45 vjeta Dalldia, që përfshiu jo pak shqiptarë, që u nxit e u zbatua nga disa politikanë, që krahas shkatërrimit të të gjitha veprave ekonomike, në qytet e fshat, iu lëshuan varrezave të Dëshmorëve, monumenteve, lapidarëve, busteve të tyre, e jo vetëm kaq, por iu hoqën emrat e Dëshmorëve e Heronjve shumë shkollave, rrugëve, lagjeve etja U lëshuan si bisha kundër Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, partizanëve e deri Dëshmorëve, të gjithëve atyre që bënë luftën…
Por në Shqipëri ka ndodhur e po ndodh më e pabesueshmjaa Disa të ashtuquajtur historianë, politikanë e pushtetarë pa bosht e kurriz, disa shkrues me mendime e qëndrime neonaziste bënë atë që nuk është bërë në asnjë vend i Europësa Filloi puna për rivlerësimin, rehabilitimin e heroizimin e bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazifashistëa Madje edhe të disa prej atyre që kishin larë duart me gjakun e shqiptarëvea U shkruan artikuj e libra, u organizuan ceremoni për nder të tyre, u ndërtuan buste e monumente, e ç’është me keqja, për turpin e tyre, disa Presidentë i dekoruan me urdhrat më të lartë…
Në qoftë se në Francë, ata që ndoqën e arrestuan Gi Mokenë, morën dënimet më të rënda, dhe sot e kësaj dite, si dënim, nuk u përmendet as emri, në Shqipëri, ndodhi e kundërtaa Ata që arrestuan Nuri Bushatin dhe ia dorëzuan nazistëve, që e internuan në Kampin e Prishtinës (sipas dokumenteve zyrtare së bashku me 158 shkodranë të tjerë, nga të cilët 35 u pushkatuan), tani, nga disa persona e grupime, qoftë edhe shtetërore quhen atdhetarë, patriotë, heronj etja Mjafton të përmend si shembull: Komandanti Xhandarmërisë së Qarkut të Shkodrës i asaj kohe, me firmën e të cilit janë arrestuar qindra antifashistë e u janë dorëzuar nazistëve gjermanë (ndërmjet të cilëve Nuri Bushati) është shpallur Qytetar Nderi nga Këshilli i Qarkut të Shkodrësa Duke mos mjaftuar kjo, në tetor 2021, Presidenti, (megjithëse e mban veten si mbrojtës të Luftës Nacional Çlirimtare) e dekoroi atë me “Medaljen e Artë Të Shqiponjës”…
Së fundi dua të përmend se shkatërrimit e rrënimit të varrezave, monumenteve, lapidarëve etj, për Heronjtë e Dëshmorët, nuk i shpëtuan as ato në kujtim të të vrarëve të Prishtinës, lapidari i 26 Dëshmorëve (mes të cilëve Nuri Bushati) në afërsi të Kukësit, tek “Kulla e Lumës” dhe monumenti i ngritur në kujtim të Dëshmorëve të Prishtinës në Shkodëra Të dy janë rrafshuar…aa
Por sido që të veprojnë këto forca të errëta antishqiptare, ato kurrë nuk do të mund të shuajnë emrat e Dëshmorëve e Heronjve që kanë dhënë jetën për lirinë e Shqipërisë, ndërmjet të cilëve, emrin e 17 vjeçarit Nuri Bushatia
The post Francezi Gi Moke dhe shqiptari Nuri Bushati – heronj 17 vjeçarë antifashistë appeared first on Gazeta Ditaa