Nisja e operacionit të para katër muajve në Frakull të Fierit, ku u gjet një sasi prej 485 kg kokaine kolumbiane e tretur ne pleh artificial, është nxituar nga disa të shtëna me armë zjarria
Burime pranë SPAK konfirmuan se ndërhyrja u përshpejtua, pasi është qëlluar drejt grupeve të vëzhgimit në fshatin ku ishte planifikuar ndërtimi i laboratorit ku do të ekstraktohej kokainaa
Për shkak të rrezikimit të jetës së punonjësve të policisë, por edhe dekonspirimit të operacionit është nisur operacioni që çoi në pranga disa persona mes të cilëve ish-kryekomunarin, Viktor Çervanaku, vëllanë dhe djalin e tija
Në të njëjtën ditë, ka mundur t’i shpëtojë prangave kimisti kolumbian Zamir Rodrigeza Ndonëse ka qenë nën vëzhgim gjatë vizitave të tij në laborator, ai është larguar përmes një automjetia
Sipas burimeve, ai është ndjekur në distancë, por në zonën e Vorës ka devijuar nga rruga kryesore dhe i ka humbur gjurmët në aksin Vorë-Fushë Krujëa Për të njëjtin hetim, SPAK ka dërguar letër-porosi autoriteteve kolumbiane dhe malazeze, por ende nuk ka marrë përgjigje për toa
The post Gjetën 485 kg kokainë në plehun artificial të ish-kryetarit të komunës së Frakullës, grupi kriminal qëlloi me armë agjentët e policisë appeared first on Shekullia