Gjirokastra do të kthehet në një destinacion turistik, jo vetëm për Ballkanina Në këtë kuadër ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj prezantoi 4 projekte që përfshijnë rikonstruksionin e Parkut të Viroit, ndërtimin e pedonales nga Liqeni i Viroit deri tek Varrezat e Dëshmorëve, rivitalizimin e zonës muzeale të qytetit dhe rikonstruksionin e rrugës pranë shtëpisë së Kadaresëa
Ahmetaj deklaroi se faza e parë e këtyre projekteve kap vlerën e 4a2 milion dollarëve, plus 500 mijë dollarë për terrene sportivea
“Ka gati 20 vite që qyteti i Gjirokastrës ka marrë pothuajse asgjë nga investimet publikea Është hera e parë në 24 vjet që qyteti merr një paketë investimesh publike të integruar, e cila ka si synim rritjen e turizmit në qytetin Gjitokastrës, pra kthimin e qytetit të Gjirkastrës në një destinacion ballkanik, evropian, botërora Brenda të njëjtës paketë ka 33 rrugë dhe rrugica të qytetit të Gjirokastrës që do të kthehen në identitet, duke u fokusuar tek tradita e vjetër e gur-gdhëndësve dhe duke integruar në infrastrukturën nëntokësorea”, u shpreh ministri Ahmetaja
Përfundimi i këtyre projekteve parashikohet të bëhet brenda 1 viti e gjysmë, ndërkohë që për qytetarët gjirokastritë janë premtuar dhe disa projekte të të tjera për vitin 2015a
Source: Tema – Aktualitet