Ministrja e Integrimt Evropian Klajda Gjosha, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare pune në Mbretërinë e Bashkuar, zhvilloi takime me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane, David Lidington dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet e Drejtësisë dhe të Drejtave Civile, Simon Hughesa
Theksi i këtyre takimeve ishin reformat që po ndërmerren në funksion të zhvillimit të vendit dhe progresit në axhendën evropianea
Gjatë takimit me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane, David Lidington, ministrja Gjosha e informoi mbi masat e marra nga Qeveria shqiptare sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe reformën në drejtësia
“Vendimi pozitiv i Këshillit të Ministrave të BE-së, do të ishte një sinjal i rëndësishëm motivues për Shqipërinë, për të ecur përpara në rrugën e saj drejt BE-së, duke ndikuar në krijimin e një klime me pozitive për vendin”, u shpreh ministrja Gjoshaa
Lidington u shpreh se Anglia mbështet politikën e zgjerimit në BE, dhe aspiratën e Shqipërisë për të qenë pjesë e Unionit, por kjo duhet të jetë e bazuar në evidence të arritjeve konkrete pra në bazë të meritave të një vendia
“Jemi duke studiuar me vëmendje progres-raportin e Komisionit Evropian dhe do të marrim një vendim pasi të nxjerrim përfundimet tona”, u shpreh ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane Lidingtona
Ministrja e Integrimit Evropian zhvilloi gjithashtu një takim me ministrin e Shtetit për Çështjet e Drejtësisë dhe Të Drejtave Civile, Simon Hughesa
Ministrja falënderoi në emër të qeverisë shqiptare, mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë si dhe informoi ministrin mbi reformën në drejtësi dhe sfidat që e presin vendin në funksion të kësaj reformea
“Bashkëpunimi me komisionin e Venecias ka qenë mjaft i rëndësishëm për mbarëvajtjen e reformës në drejtësi të cilën ne jemi të vendosur ta zbatojmë në të gjitha hallkat e saja Është një reformë të cilën qeveria shqiptare e sheh si të domosdoshme për konsolidimin e demokracisë në vend”, u shpreh ministrja Gjoshaa
Ministrja theksoi se qeveria shqiptare shpreson të thellohet më tej bashkëpunimi me Mbretërinë Bashkuar duke përmendur, Marrëveshjen për transferimin e të burgosurve dhe ndihmën e dhënë nga Anglia me anë të misionit Pameca 3a
Hughes vlerësoi vizitën dhe angazhimin e qeverisë për të çuar përpara reformata Ai shtoi se bashkëpunimi në nivel dypalësh duhet të shtoheta “Stafet respektive mund të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta, në këtë mënyrë pala angleze mund të japë ndihmën e saj në çdo kohë”, tha Ministri i Shtetit për Çështjet e Drejtësisë dhe të Drejtave Civile të Anglisëa
Source: Tema – Aktualitet