Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi flet për krijimin e Gjykatës Speciale, sfidën e ardhshme elektorale të PDK-së dhe marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinëa
Intervistoi: Saimir Sulaj – Vizion Plus
Gazetari: Përshëndetje zoti kryeministër! Motoja juaj e re është “Misioni i ri”a Çfarë domethënie ka “Misioni i ri”?
Ne kemi përmbyllur dy fazat më të rëndësishme, apo sfidat më të rëndësishme që kemi pasur si vend, si qytetarëa Sfida e parë, atë të fitimit të lirisë, pra çlirimit të Kosovës, largimi i Serbisë prej Kosovësa Sfida e dytë, apo beteja e dytë ka qenë bërja e Kosovës së pavarur dhe sovranea Sot Kosova është vend sovran, është i pavarur, i njohur prej 106 shteteve ndërkombëtare, integruar në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare, në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në shumë institucione financiarea Tani ne duhet të vazhdojmë me sfidën e tretë apo qëllimin dhe synimin tonë të tretë, atë të bërjes së Kosovës një vend edhe më i zhvilluar, mbi të gjitha me krijimin e vendeve të reja të punësa Pra, misioni i ri është përkushtimi ynë për fuqizimin dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, krijimin e vendeve të reja të punës dhe integrimin e Kosovës në NATO, Bashkimin Europian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuaraa
Gazetari: Kohët e fundit ju keni pasur një sërë vizitash në qytete të ndryshme të Kosovës, ku keni parë biznesina Si po ecën biznesi në Kosovë?
Kosova është një vend atraktiv për biznesina Është krijuar një klimë e mirë për investimea Kemi një partneritet shumë të ngushtë mes qeverisë së Kosovës, Odës Ekonomike të Kosovës, me Dhomën Ekonomike Amerikane gjithashtu dhe me Agjencionin e Biznesit Kosovara Në të njëjtën kohë, ne zhvillojmë kontakte të vazhdueshme dhe drejtpërdrejt me komunitetin e biznesit, qoftë përmes takimeve tona që i kemi, qoftë përmes vizitave të ndryshme për t’u informuar drejtpërdrejt për gjendjen reale që ekziston në këto biznese, për mundësinë e thellimit të këtij partneriteti, sepse jam i bindur se vetëm ky partneritet mes qeverisë dhe biznesit, do të rrisë angazhimet për zhvillim ekonomik dhe për krijim të vendeve të reja të punësa Tani ne kemi lancuar edhe idenë apo projektin e krijimit të Fondit për Punësimin, që do të jetë një fond prej 1a5 miliardë Eurosha Ky fond do të do t’i dedikohet drejtpërdrejt biznesita Pra, investimeve që qeveria e Kosovës do t’i bëjë në ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, me qëllimin dhe synimin për zgjerimin e këtyre ndërmarrjeve, për rritjen e prodhimit dhe natyrisht kijimin e vendeve të reja të punësa Në të njëjtën kohë jemi duke punuar që përfitues të këtij fondi, të jetë edhe shpirti i ri i ndërmarrësisë, shpirti i ri afarist, ata njerëz që dëshirojnë të hapin biznese të reja, por që sigurojnë dhe garantojnë që do të hapin vende të reja të punësa Pra, do të jetë një mundësi e re, një mundësi e madhe, një mundësi që vende të tjera nuk e kanë praktikuara Dhe këtë mundësi unë kam besim që biznesi kosovar do ta shfrytëzojë maksimalishta Jam në kontakt të vazhdueshëm me biznesnin anëkënd Kosovësa Të gjithë e presin me padurim dhe entuziazëm këtë vendim të qeverisë së Kosovës dhe unë kam besim të plotë që ne do të bëjmë hapa të rëndësishëm për të ecur përparaa
Gazetari: Kuvendi i Kosovës miratoi javën e kaluar ngritjen e Gjykatës së re Speciale, e cila do të merret me hetimin e dyshimeve për krime luftea Ju jeni shprehur se kjo ishte një padrejtësi që po i bëhet Kosovësa Pse arriti çështja deri në këtë pikë?
Kuvendi i Kosovës ka votuar më shumë për të ruajtur bashkëpunimin dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtarea Kuvendi i Kosovës ka votuar sepse i beson Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe NATO-sa Mbi të gjitha i beson Shteteve të Bashkuara të Amerikësa Unë edhe në fjalimin tim drejtuar deputetëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, e kam potencuar dhe e ritheksoj edhe sot: Është një padrejtësi ndaj shtetit të Kosovës, sepse gjëra të tilla nuk kanë ndodhur as në Bosnje, as në Kroaci dhe as kundër Serbisëa Por, ne nuk i frikësohemi drejtësisëa Ne nuk kemi asgjë për të fshehur, prandaj edhe kemi votuar që të formohet ajo Gjykatë e Veçantë, me ligjet dhe juridiksionin e Kosovësa Populli i Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë, të pastër dhe të ndershmea Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zbatuar të gjitha standardet ndërkombëtarea Akuza dhe shpifje të tilla kanë ndodhur edhe më herët ndaj lidershipit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zotit Haradinaj, zotit Limaja Por, edhe në Hagë ka fituar drejtësia mbi shpifjen, intrigën dhe prapaskenat e ndryshmea Por dua të potencoj se askush dhe asnjë gjykatë nuk do të mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, historinë e rajonita Kosova e ka fituar betejën, e ka fituar pastër, me një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe NATO-na Pra, ka qenë një kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare e padrejtë në raport me institucionet e Kosovësa Por për hir të bashkëpunimit me botën perëndimore, edhe këtë sfidë mund të themi, e kemi gëlltitur që të shikojmë për të ardhmen e shtetit tonëa
Gazetari: Rivalët tuaj politikë si Albin Kurti, ngrenë pikëpyetje nëse ju do të jeni pjesë e hetimit të Gjykatës së re Speciale apo joa Ju jeni një zyrtar i lartë politik në Kosovëa Nëse marrim një rast hipotetik, që ju vjen një fletëthirrje nga Gjykata e re Speciale, ju do t’i përgjigjeni?
Zoti Kurti nuk është ndonjë rival i imia Ndërsa në anën tjetër, të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë njerëzit bartës të përpjekjeve për liri, kanë zhvilluar luftë të drejtë, kanë zhvilluar luftën për lirinë e vendit të veta Dhe ajo është krenaria më e madhe që ndjej në jetën timea Dhe sikur të kisha edhe shumë jetë të tjera, nuk do të ndryshoja asgjë nga angazhimet e mia jetësore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovësa
Gazetari: Kosova njihet sot nga shumë shtetea Është bërë një punë e mirë e diplomacisë së Kosovës në këtë pikëa Por për të arritur dy të tretat e vendeve anëtare në OKB, që shërbejnë për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, duhet ende punëa Çfarë po bën diplomacia e Kosovës për njohjen e shtetit të ri?
Ne kemi fituar 106 njohje ndërkombëtarea Njohjet do të rriten edhe në të ardhmena Jemi duke bashkëpunuar ngushtë edhe me të gjithë miqtë ndërkombëtarëa Gjithashtu edhe diplomacia shqiptare është duke ndihmuar kudo ku ka hapësirë dhe mundësia Kështu që jam me shpresë dhe optimizëm që njohjet do të njohjet do të rritena
Gazetari: Kthehemi në çështjet e brendshme të Kosovësa Në raportin vjetor të “Transparency International” për “Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit” për vitin 2013, Kosova renditet në vendin e 111-të në botëa Edhe sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se ka pasur përhapje të gjërë të peceptimit publik mbi depërtimin e korrupsionit qeveritara Çfarë po bën qeveria për luftimin e korrupsionit në këtë aspekt?
Kosova është shembull në rajon për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe fenomeneve negativea Ne kemi pasur fat që prej 15 vitesh, Kosova është udhëhequr nga bashkësia ndërkombëtare, një herë prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe një herë prej misionit të rendit dhe ligjit, misionit të Bashkimit Europiana Tashmë kemi arritur një bashkëpunim të avancuar, dhe tani gradualisht institucionet e Kosovës po marrin edhe përgjegjësitë ekzekutivea Kosova ka treguar shembullin më të mirë të luftës kundër këtyre fenomeneve negativea Një betejë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe jam i bindur që këtë betejë jam i bindur do ta fitojmë bashkërishta Por në të njëjtën kohë e theksoj që Kosova është pjesë e këtij rajoni që ka dalë nga luftëra të ndryshme të përcjella me fenomeneve negativea
Gazetari: Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë po afrojnëa Çfarë ndikimi mendoni se do të ketë largimi nga PDK i dy ish-bashkëpunëtorëve tuaj të ngushtë Limaj dhe Krasniqi?
Partia Demokratike e Kosovës do të shënojë fitore të thellë dhe bindësea Partia Demokratike e Kosovës çdo ditë është duke u zgjeruar dhe masivizuara Kemi një mbështetje entuziaste të qytetarëve të vendita Pronari i Partia Demokratike e Kosovës është vetë elektorati i Partisë Demokratike të Kosovësa Sot PDK ka tejkaluar kornizat e ngushta partiakea Më tepër është një lëvizje qytetarë dhe sidomos një mbështetëse shumë e fuqishme e misionit të ri që do ta udhëheqë personalisht unë së bashku me gjithë ato vajza dhe djem të ri, të Partisë Demokratike të Kosovës, që janë shkolluar në botën perëndimore, dhe që kanë sjellë përvojën, dijen, eksperiencën e tyre në Kosovë dhe ndaj mbi petkun partiak do të dalë ideja perëndimore e vajzave e djemve të Partisë Demokratike e Kosovës, të qytetarëve të Kosovës, të shoqërisë civile që po i bashkëngjitet Partisë Demokratike e Kosovës dhe gjithë atyre njerëz dashamirë dhe mbështetës të fuqishëm të Partisë Demokratike e Kosovësa
Gazetari: A mendoni se do të ketë ndikim largimi i Limajt dhe Krasniqit?
Unë mund të them Partia Demokratike e Kosovës nuk është ndonjë parti që është e varur prej individit, por varet direkt nga programi, qëllimi dhe vizionia Sot Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që ka lidership të qëndrueshëm, një lidership që mundet dhe di ta udhëheqë vendin dhe që ka program, qëllim, vizion, që e ka misionin e ri të qartë dhe që ka një mbështetje të gjerë qytetarëve në dallim nga partitë e tjera që nuk kanë as lider, as ide me përjashtim të vullnetit që dëshirojnë të jenë ose kryeministra ose të jenë fitues të zgjedhjevea Por, fituesin nuk e përcakton dëshira e një kryesie të një partie apo të një lideri të përkohshëm por e përcakton vullneti i qytetarëve të Kosovësa Ky vullnet është në Partisë Demokratike të Kosovës, është në anën e qeverisjes së mirë, të rendit dhe ligjit, të luftës kundër korrupsionita Unë e kam uruar edhe mundësinë për të arritur një marrëveshje apo një Kod, të pastrimit të skenës politike, një Kod të listës zgjedhore politike që të mos kemi lista zgjedhore asnjë individ që është nën hetim për korrupsion dhe krim të organizuar, apo dukuri të tjera negativea Edhe pse jemi partia qeverisëse, përsëri partitë opozitare hezitojnë të kenë listat të pastra për qeverisje të mirëa Pa lista të pastra për kandidatë për deputetë nuk mund të kesh as qeverisje të mirëa Pra ne do të vazhdojmë betejën tonë për qeverisje të mirë, dhe në të njëjtën kohë edhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuara
Gazetari: Ju keni kohë që jeni në krye të qeverisë së Kosovës dhe zakonisht periudha e gjatë e konsumon qeverisjen dhe liderin e saja Përse duhet t’ju besojnë sërish qytetarët e Kosovës?
Qytetarët e Kosovës janë duke vlerësuar punën e mirë që është bërëa Çdo herë kërkesat e qytetarit sesa realizimi i tyrea Nga premtimet që kemi paraqitur para qytetarëve ne kemi realizuar edhe më tepëra Ndaj qytetarët kanë besim se ne duhet të vazhdojmë qeverisjena Qeverisja nuk duhet shikuar me numrat e viteve por me efektivitetin e qeverisjes në shërbimet e ofruara ndaj qytetarëvea Unë jam disa vite në qeverisje por në moshë jam më i ri se liderët e opozitësa Jam veteran i skenës politike por me moshë jam më i ri se sa liderët e opozitësa Por, nuk e lidh këtë më shumë me moshën sesa me projekte, ide, koncepte dhe misionin e ria Kosova nuk mund të kthehet të qeveriset prej njerëzve të viteve ’89a Kosova nuk mund të qeveriset prej njerëzve që vetëm kanë dëshirë me qenë kryeministraa Kosova nuk mund të qeveriset vetëm prej njerëzve që dëshirojnë të mbijetojnë në skenën politike kosovarea Unë në misionin e ri kemi filluar mbi bazën e qeverisjes së mirë që kemi ndërtuar në këto vitea Jam i bindur se Partia Demokratike e Kosovës do të jetë fituese e zgjedhjeve të vitit 2014, një fituese bindësea Por, mbi të gjitha fitues do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovësa Këtë shpirt fitues unë e shoh kudoa E shoh tek rinia, e shoh tek studentët, mësuesit, tek punorët e thjeshtë, pensionistët, te veteranët, te familjet e dëshmorëve, te invalidët, e shoh kudo dhe anekënd Kosovës dhe tek gjithë gjeneratat e vendita
Gazetari: A do të jepni dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së nëse do të humbni zgjedhjet?
Partia Demokratike e Kosovës do të jetë fituese dhe do të vazhdojë me qeverisjena
Gazetari: Por nëse humbni?
Nuk do të ndodhëa Do të jetë vetëm fitore dhe është e sigurta
Gazetari: Sa po zbatohet në veri Marrëveshja e Brukselit?
Marrëveshja e Brukselit është duke u implementuara Ne me Marrëveshjen e Brukselit e kemi shpëtuar pa u ndarë Kosovëna E kemi shuar ëndrrën njëherë e përgjithmonë të Serbisë për ndarje të Kosovës, apo krijimit të ndonjë autonomie, apo modeli të Republika Srbskaa Tashmë janë funksionale edhe Pikat 1 dhe 31, pika doganore mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisëa Kemi organizuar zgjedhjet e para lokale sipas ligjeve të Kosovës edhe në veri, pra sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovësa Tashmë kemi lidershipin atje të zgjedhur nga qytetarët e Kosovësa Mendoj se ky është sukses i madha Në të njëjtën kohë, komuniteti serb është integruar në Policinë e Kosovës sipas ligjeve të Kosovës, ndërsa tashme duhet të vazhdojmë me sistemin e drejtësisëa Progres po ndodh por ende ka punë për t’u bërëa
Gazetari: Opozita ju akuzon për lëshime të tepërta në Marrëveshjen me Serbinë dhe se pakti po i shërben integrimit të Beogradit dhe jo Kosovësa Si i komentoni këto akuza?
Unë nuk dëshiroj të merrem me deklarata ditore elektoralea Falenderoj liderët e opozitës dhe deputetët e opozitës që e kanë votuar Marrëveshjen e Brukselit me dy të tretat e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i kanë besuar atij vullneti, i kanë besuar atyre vendimeve që kam marrë në Bruksel dhe kam sjellë në Kuvendin e Kosovësa Gjithçka është sipas ligjeve të Kosovës, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe ka qenë një mbështetje e gjërë e gjithë spektrit politik kosovara
Gazetari: Në janar u mbajt në Prizren mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe Kosovësa Cilat janë nismat konkrete të bashkëpunimita
Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë është fat që ka filluar pas një periudhe të gjatë pas rënies së komunizmita Kemi pasur fat që ra komunizmi dhe arritëm që sado të kemi një komunikim prej viteve ’90 deri në ’98a Ndërsa me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fitoren e saj, fitoren e popullit të Kosovës, kontributin e jashtëzakonshëm të shtetit shqiptar në atë kohë, u krijuan kushte më të mira të komunikimita Por mos të harrojmë se edhe pas fitores së lirisë së Kosovës, nga Prishtina për në Tiranë, është dashur që të bëhen nëntë orë apo 10 orë me makinë për të mbërritur atjea Unë personalisht atë rrugë e kam bërë shpesh edhe gjatë viteve ’91 deri në vitin ’98-’99a Do të thotë Tiranë apo Durrës deri në Kukësa Por edhe pas luftës kam udhëtuar nga Prishtina deri në Sarandë me makinë që ka qenë me të vërtetë një rrugë tmerrësisht e keqe dhe torturuese për çdo qytetara Por pas fitores së luftës ia arritëm të intensifikojmë komunikimin tonë, të intensifikojmë angazhimet tona institucionale dhe arritëm që në projektet që kishim të përbashkëta, të fillojmë edhe infrastrukturën më moderne në rajona
Unë dëshiroj të falenderoj edhe kryeministrin Berisha për fillimin dhe përfundimin e autostradës nga Tirana deri në Kukës dhe pastaj që u krijua mundësia që edhe në të përmbyllim autostradën deri në Prishtinëa
Pas fitores së lirisë së Kosovës, mendoj se ky ka qenë hapi tjetër më i rëndësishëm në komunikimin Prishtinë-Tiranëa Ndërsa për të vazhduar edhe tashmë me një intensifikim të raporteve me kryeministrin Ramaa Tashmë kemi një intensifikim më të shpeshtë, rezultativ dhe më konkret në bashkëpunimet ndërministrorea Unë dëshiroj të theksoj që ky intensifikim do të ketë rezultatet e veta konkrete në të gjitha fushat, qoftë në kulturë, qoftë në sport, qoftë në edukim, qoftë në ekonomi, qoftë në turizëm dhe në të gjitha aspekteta Është një komunikim shumë normal, shumë vëllazëror, por edhe institucional, gjithmonë në frymën euroatlantikea
Gazetari: Sfida e radhës është jo barriera ekonomike dhe ndoshta një sistem arsimor i njësuar?
Ne duhet të shikojmë edhe përtej njësimit Prishtinë-Tiranëa Ne duhet të shikojmë për njësimin e sistemit të edukimit në nivelin europian, por duhet të marrim edhe modelet amerikanea Unë nuk jam që të mbyllemi vetëm si shqiptarë në sistemin e edukimita Ne duhet t’i tejkalojmë vijat etnike që të ecim me trendet bashkëkohorea Duhet ta tejkalojmë tashmë folklorin e abetaresa
I kemi tejkaluar ato procesea Kosova dhe as Shqipëria nuk rrezikojnë qenien kombëtare shqiptarea Kurrë më mirë shqiptarët nuk kanë qenëa Ne duhet të vazhdojmë të ecim me trendet bashkëkohore, me trendet euroatlantike, me kriteret dhe standardet euroatlantikea Ky bashkëpunim vetëm sa do të rritet prej të gjitha institucioneve edhe të shtetit të Kosovës edhe të Shqipërisëa Ekziston një vullnet shumë i mirë, por edhe një përgjegjësi në komunikim dhe në kryerjen e obligimevea Është fat që edhe kryeministri Rama, edhe unë personalisht, jemi duke përcjellë nga afër implementimin e çdo zotimi dhe marrëveshjeje që po arrihet mes ministrive, në mënyrë që të kemi periudha të caktuara të marrjes së obligimeve, por edhe të implementimit të atyre obligimevea Unë dëshiroj të falenderoj kryeministrin Rama, edhe kryetarin e Parlamentit, zotin Meta, edhe liderin e opozitës, zotin Basha për mbështetjen që i kanë dhënë gjithë këtij procesia Ky bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Kosovës ka përkrahjen e gjithanshme politike, pozitë, opozitëa Por, mbi të gjitha, një mbështetje të gjërë qytetarea
Source: Tema – Aktualitet