Ka përfunduar dëshminë e saj dëshmitarja e para e Prokurorisë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqia
Dëshmitarja e mbrojtur ishte dëgjuar për më shumë se tri ditë tërësisht në seanca privatea
Trupi gjykues ka pranuar mocionin e mbrojtjes së Rexhep Selimit për mospranimin si provë të një pjese të dëshmisë së saja Ndërsa ka nisur dëshminë dëshmitari i dytë, e cila sipas gjykatës do të zgjasë të paktën pesë ditëa Dëshmitari i dytë, që u tha se ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po intervistohet për organizimin e kësaj partie nga viti 1990a Ai u pyet nga Prokuroria nëse kishte struktura të LDK-së në Malishevë gjatë atij vitia
“Ne e kemi i pa si institucione të Kosovës që kanë punuar nga delegatët e Kosovës dhe për ne ka qenë sistem i njerëzve të Kosovësa Ato institucione udhëhiqeshin nga Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi e të tjerët”a
Ai tha se shqiptarët e përkrahnin LDK-në në vitet ’90 dhe ka folur për strukturën e degës së LDK-së në Malishevë atëherëa Një pjesë e procesit kaloi në seancë të mbyllura
Lidhur me këtë dëshmitar, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka ngritur një çështje në seancë privatea Ndërsa më vonë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë deklaruar se e kundërshtojnë një kërkesë të mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe për këtë kanë bërë të ditur se do të dorëzojnë parashtrima
Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur pas më shumë se dy vjetësha Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzësa Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftësa
oaj/dita
The post Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇKa Rrëzohet dëshmia e parë, nuk do të merret si provë appeared first on Gazeta Ditaa