Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas shtyrjes së seancës në Apel për çështjen Babalea Ai shkruan se kjo çështje është e montuar politikisht dhe këtë e di i madh dhe i vogël në Shqipëria
“Kjo ceshtjë është e montuar politikisht, e di i madh dhe i vogël në Shqipëri, e dinë dhe e flasin kudo tanimë dhe prokurorët dhe gjyqtarët që u gënjyen nga regjimi që nëse shkelnin ligjin do favrizoheshin në kalimin e Vetingut, si shumë të tjerë të gënjyer nga qeveria dhe prokurorë e gjyqtarë që sajuan këtë çështje, të gjithë pa asnjë përjashtim ishin aq të zhytur sa u shkarkuan nga Vetingu”, shkruan aia
Salianji thekson se ka marrë gjithmonë kosto për të mbrojtur me forcë interesin publik dhe të votuesve që e kanë mbështetur dhe zgjedhura
Deklarata e plotë
Edhe sot si qindra herë të tjera në dyert e gjykatës, edhe sot si qindra herë të tjera nuk u paraqita për çeshtjet e mia personale, aq me pak e ndonjë përfitimi personal apo shkelje të ligjit! Isha aty pasi denoncova publikisht qeverinë për lehtësimin dhe favorizimin që i bën grupeve kriminale në trafikur e drogës! E bëja dhe do ta bëj atë betejë të drejtë dhe të duhur edhe me rriskun e një sakrifice personale shumëdimensionale për të përfaqësuar votuesit opozitarë dhe për të mbrojtur interesin e Shqipërisë!
Kjo ceshtjë është e montuar politikisht, e di i madh dhe i vogël në Shqipëri, e dinë dhe e flasin kudo tanimë dhe prokurorët dhe gjyqtarët që u gënjyen nga regjimi që nëse shkelnin ligjin do favrizoheshin në kalimin e Vetingut, si shumë të tjerë të gënjyer nga qeveria dhe prokurorë e gjyqtarë që sajuan këtë çështje, të gjithë pa asnjë përjashtim ishin aq të zhytur sa u shkarkuan nga Vetingu!
Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar në atë periudhë e denoncoi fort dhe ish Ministri i Brendshëm u sharkua, i dyti me radhë për favorizim të krimit të organizuar por për ti shpetuar fytyrën regjimit filloi hakmarrja politike dhe çështja ndaj meje dhe gazetarit u montua, manipulua dhe sajua, dëshmitari llum, kontigjent i policisë u kap në pergjimet e prokurorisë kur paguhej nga drejtorët e policisë për të shmangur hetimin nga trafikantët dhe lidhjet e qeverise me trafikantët e drogës!
Kam marrë përherë kosto për të mbrojtur me forcë interesin publik dhe të votuesve që më kanë mbështetur dhe zgjedhur, kam mbrojtur shokët, miqtë e kolegët në çdo rast duke mos shitur asnjëherê interesat e Shqipërisë dhe opozitës, jam mësuar që të bëj beteja të drejta pavarësisht kostove dhe me çdo kosto, asnjëherë për interes personal dhe përherë në interes të qytetarëve!
The post Gjyqi në Apel/ Ervin Salianji: Çështje e montuar politikisht, kam marrë kosto për të mbrojtur me forcë interesin publik appeared first on Gazeta Standard Onlinea