Shoqëria përmbarimore private ZIG ka filluar egzekutimin e një vendimi gjykate në shumën 140 mij euro për një kredi të pashlyer të marrë nga Grida Dume dhe partneri i saj Roland Rexhoa Përgjatë vitit 2013, Grida Dume ka paguar gjithë rrogën e saj në Ministri të Integrimit në favor të shoqërisë përmbaruese, duke ju lejuar vetëm shuma prej 8000 lekësh që konsiderohet si minimum jetika
Gazeta Tema ka siguruar një kopje të listës së thesarit të shtetit, ku provohet se ish Zëvendësministrja e Integrimit Grida Dume, e derdhte rrogën e saj në llogarinë e shoqërisë përmbaruese ZIGa
Ndërkohë Bashkia e Tiranës i ka nxjerr në ankand asaj dhe partnerit të vet në biznes, apartamentin që gjendet në pallatin që kanë ndërtuar me kredia Bëhet fjalë për një apartament në emër të saj në adresën rruga Nikoll Tupe me sipërfaqe 118 metra katrora
Periudha në të cilën Dume është futur në telashe të tilla, përkon dhe me dëshirën e saj të zjarrtë për tu futur në politikë dhe për të qenë protagoniste e mbrojtjes së humbjes së thellë të Partisë Demokratikea
Dume ka qenë partnere në biznes me Roland Rexho, një biznesmen me origjinë nga Vloraa Ajo ka filluar biznesin me të në moshën 24 vjecare, kur ishte në Durrës, ndërsa biznesmeni ndërtonte në Tiranëa Nuk dihet se ku i gjeti paret për të investuar në ndërtim pallatesh një 24 vjecare nga Durrësi, por fakti që biznesmenit në fjalë nuk i shkuan mirë punët dhe po shkonte drejt falimentimit ka bërë që ajo të tërhiqet në vitin 2013 nga aksionet e saj, ndërkohë ka detyrime për borxhet e krijuara nga kompaniaa
Source: Tema – Aktualitet