Mbështetës të Partisë Komuniste të Shqipërisë nuk u lejuan nga Garda e Republikës të kryejnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit, duke mbajtur në duar portretet e diktatorit Enver Hoxhaa Garda ndaloi një grup të vogël anëtarësh të PKSH të kryejnë homazhet në të njëjtën koöhë kur Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta po vendosnin kurorat me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”a Shkak për ndërhyrjen e Gardës ishin portretet e diktatorit, që pjesëtarët e PKSH kishin marrë me vete
Qemal Cicollari, Kryetar i PKSH, e konsideroi veprimin si një atentat që po i bëhet demokracisë nga Qeveria e sotmea
“Kemi ardhur të bëjmë homazhe dhe na kanë ndaluar pjesëtarët e gardës, të cilët nuk lejojnë shkuarjen e PKJSH për të bërë homazhe me fotografinë e Enver Hoxha, i cili mbetet simbol dhe flamur i PKSH, udhëheqësi i luftës Nacion-Çlirimtare, udhëheqës i Shqipërisë socialiste për 50 vitea Ky akt i ulët i qeverisë së sotme nuk është veçse një atentat neofashist që kërkon të diskriminojë PKSH, të baltosë dhe denigrojë figurën më të madhe të popullit shqiptar”, theksoi Cicollari në një reagim për mediata
Duket se ndërhyrja e Gardës është bërë për të shmangur një tjetër incident të ngjashëm me atë të 29 Nëntorit 2013, kur gjatë homazheve që po zhvilloheshin në Varrezat e Dëshmorëve, disa radhë pas drejtuesve të shtetit, Presidentit Bujar Nishani, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta e Kryeministrit Edi Rama, dukeshin disa foto të ish-diktatorit Enver Hoxha, të cilët mbaheshin nga përfaqësues të Partisë Komunistea Incidenti u përdor në atë kohë nga opozita, e cila hodhi akuza të ashpra ndaj Qeverisë duke e fajësuar atë për reabilitimin e figurës së diktatorita
Source: Tema – Aktualitet