Ndonëse shkaqet që mund të çojnë drejt humbjes së dëgjimit janë të shumta, në pjesën dërrmuese të tyre mund të ndërhyhet për të parandaluar që kjo gjë të ndodhëa Fatkeqësisht në vendin tonë, diagnostikimi i sëmundjeve të veshit mbetet ende i vonuar, çka ka bërë që gjatë viteve të fundit të shtohet gjithnjë e më shumë numri i pacientëve që përballen me komplikime të shumta, veçanërisht kundrejt humbjes së dëgjimita
Dje në “Ditën Botërore të Dëgjimit”, ekspertët e shëndetit publik kanë vënë theksin tek domosdoshmëria e zgjerimit të shërbimeve që duhet të ofrohen në kujdesin parësor shëndetësor për të diagnostikuar në kohë komplikimet që mund të çojnë drejt humbjes së dëgjimit, duke qenë se këto shërbime janë edhe hallka e parë e takimit të çdo qytetari me mjekuna Por, pavarësisht kësaj, apeli lëshohet edhe për rritjen e ndërgjegjësimit në radhët e popullatës, sa i takon njohjes së faktorëve të riskut, si dhe diagnostikimin në kohë, për të parandaluar sa më herët rrezikun e humbjes së dëgjimita
“Slogani i kësaj dite për vitin 2023 është që “Kujdesin për veshët dhe dëgjimin për të gjithë, ta bëjmë realitet’’, i cili do të fokusohet në rëndësinë e kujdesit për veshin dhe dëgjimin në shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor (mjeku i familjes dhe ai specialist në qendrat shëndetësore), si një komponent thelbësor i mbulimit shëndetësor universal”, bëjnë me dije autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik në kuadër të kësaj ditea
Sipas tyre, rreth 60 për qind e humbjes së dëgjimit në fëmijëri ndodh nga shkaqe që janë tërësisht të parandalueshmea Ndaj edhe theksi vendoset pikërisht tek ndërhyrja e hershme, për të reduktuar së më shumë që të jetë e mundur rrezikun e humbjes së dëgjimita “Ndërhyrjet për të parandaluar, identifikuar dhe adresuar humbjen e dëgjimit janë kosto efektive dhe mund të sjellin përfitime të mëdha për individëta Personat me humbje të dëgjimit përfitojnë nga identifikimi i hershëm, nga përdorimi i aparateve të posaçme, vendosja e implanteve kokleare dhe pajisjeve të tjera ndihmëse, nga gjuha e shenjave dhe forma të tjera të mbështetjes arsimore, sociale”, apelojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Pubblika
Çfarë e shkakton humbjen e dëgjimit?
Janë të shumtë shkaqet që mund të ndikojnë në humbjen e dëgjimit, të cilat mund të jenë të lindura, apo që shfaqen gjatë jetësa Humbja e dëgjimit mund tё rezultojë nga shkaqe gjenetike, komplikacione të ndryshme që mund të ndodhin gjatё lindjes, ose nga disa sёmundje infektive (fruthi, meningiti, shytat), infeksione kronike tё veshit, nga përdorimi e disa mjekimeve specifike ototoksike, nga moshimi, si dhe ekspozimi nё njё ambient tё zhurmshëm në mënyrë të vazhdueshmea Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se nëse ndërhyhet herët për të mbajtur nënë kontroll pjesën më të madh e të këtyre faktorëve, atëherë edhe risku i humbjes së dëgjimit është edhe më i ulëta
Një nga ndikimet kryesore qё humbja e dëgjimit ka tek individi është paaftësia komunikuese me të tjerëta Te fëmijët me shurdhësi, zhvillimi i të folurit është i vonuara Humbja e dëgjimit dhe sëmundjet e veshit, tё tilla si “otiti media”, kanë efekte negative në mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollëa Humbja e dëgjimit shkakton edhe ndikimi social dhe emocionala Në këtë drejtim, humbja e dëgjimit çon nё kufizim të qasjes për shumë shërbimea Gjithashtu, përjashtimi nga komuniteti ka njё ndikim domethënës në jetën e përditshme duke krijuar ndjenjën e vetmisë, izolimit dhe nënshtrimit, veçanërisht tek individët e rritura Nëse një fëmije me shurdhësi të lindur nuk i jepet mundësia të mësojë gjuhën e shenjave herët, ai/ajo do të ndihet i përjashtuar nga ndërveprimet socialea Në vendet në zhvillim, fëmijët me humbje të dëgjimit rrallë ndjekin shkollën, ndërsa të rriturit me humbje të dëgjimit kanë një shkallë të lartë papunësie, duke patur njё kosto tё lartë për individin, familjen dhe shoqërinëa
SHKAQET E LINDURA QË ÇOJNË NË HUMBJE TË DËGJIMIT:
Janë ato që çojnë nё humbje tё dëgjimit që nё lindjea Këto shkaqe mund të jenë gjenetike ose si pasojë e komplikacioneve që nëna mund të ketë gjatë shtatzënisё dhe lindjes, të tilla si ato të përmendura në vijima
Lindja nënpeshëa
Infeksionet gjatë shtatzënisё, siç rubeola dhe sifilizia
Asfiksia nё lindjea
Përdorimi gjatë shtatzënisë i disa medikamenteve tё ndaluara si: aminoglukosidet, citostatikёt, preparatet kundёr malarjes dhe diuretikёta
Ikteri i shprehur (verdhёza) nё periudhën neonatale, e cila mund tё dёmtojё nervin e dëgjimit tek i porsalinduria
SHKAQET E FITUARA GJATË JETËS QË ÇOJNË NË HUMBJE TË DËGJIMIT JANË:
Sëmundjet infektive, si: meningjiti, fruthi dhe parotiti (shytat)a
Infeksionet kronike tё veshit (otitis media me efusion)a
Përdorimi i disa antibiotikëve dhe barnave antimalarikea
Dëmtimet traumatike tё kokёs dhe të veshita
Zhurmat ekstreme, përfshirë zhurmat nё ambientin e punës nga makineritë apo shpërthimet, zhurmat nё ambientet ku jetojmë dhe frekuentojmë (bare, klube natea etj)a
Bllokimi i kanalit tё veshit me dyll apo me trupa tё huaja
Te fëmijët, otiti media kronik mbetet shkaku kryesor i humbjes së dëgjimita
MASAT QË NDIHMOJNË NË PARANDALIMIN E HUMBJES SË DËGJIMIT:
Vaksinimi i fëmijёve ndaj sëmundjeve si fruthi, rubeola, meningiti dhe parotitia
Vaksinimi i vajzave adoleshente dhe në moshën riprodhuese ndaj rubeolёs, pёrpara shtatzënisёa
Testet depistuese për sifilizin dhe sëmundje tё tjera infektive gjatë shtatzënisëa
Përmirësimi i kujdesit ante dhe perinatal, duke përfshirë praktika të testit të dëgjimit që nё lindjea
Diagnostikimi i hershëm i fëmijëve me “otit media”, dhe marrja e trajtimit të duhur për kёtё diagnozëa
Shmangia e përdorimit tё disa medikamenteve qё shkaktojnë humbje tё dëgjimit; me përjashtim tё rasteve tё dhëna nga specialisti, i cili monitoron gjendjen dhe ecurinë e mjekimita
Disa këshilla për veshë të shëndetshëm
Çfarë duhet të bëni?
Përdorni tapa veshësh në vende ku vazhdimisht ka zhurma të fortaa
Kontrolloni rregullisht dëgjimin tuaj tek mjeku specialista
Vendosni rregullisht aparatet e dëgjimit kur ju këshilloheta
Konsultohuni në kohë me mjekun sapo të vëreni problemet e para me veshin ose dëgjimina
Çfarë nuk duhet të bëni:
Nuk duhet të vendosni copa pambuku, vaj, kunja brenda veshëve tuaja
Nuk duhet të pastroni me ujë të papastëra
Nuk duhet të përdorni kufjet e përdorura nga persona të tjerëa
Nuk duhet të dëgjoni muzikë me zë të lartëa
Nuk duhet të përdorni antibiotikë apo qetësues pa rekomandimin e mjekuta
Nuk duhet të neglizhoni dhimbjet apo komplikimet e veshita
The post Humbja e dëgjimit: Çfarë duhet të dini rreth kujdesit dhe masave parandaluese? appeared first on Gazeta Ditaa