Ndryshe nga Sali Berisha që ia faturon humbjen të gjithë blerjes së votës dhe bashkëpunimit me krimin, kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi kërkon nga demokratët që të shkojnë përtej kësaj dhe të reflektojnë përmes një analize të ftohtë, për të kuptuar çfarë ndodhi dhe se çfarë kërkojnë qytetarët nga opozitaa
Në fjalimin e tij pas daljes së rezultatit, Këlliçi lë të kuptohet se ka arsye të tjera, përveç shantazhit dhe blerjes së votës me paratë e korrupsionit nga mazhoranca aktualea Për këtë, tha ai “së pari duhet të kërkojmë brenda nesh, për të kuptuar saktë dhe analizuar me ftohtësi se çfarë publiku, opinioni, banorët dhe votuesit kërkojnë prej nesh”a
DEKLARATA E PLOTË E BELIND KËLLIÇIT
Të dashur qytetarë të Tiranës,
Jam këtu për të falënderuar mbi 100a000 qytetarë që më 14 Maj besuan dhe votuan ndryshimin në Tiranëa
Falenderoj strukturat e PD që dhanë gjithçka nga vetja, ekipin tim të fushatës, ekipin e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, miqtë bashkëpunëtorët e shumtë të kësaj fushate, e në mënyrë të veçantë komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit tanëa I kërkoj me shumë përulje atyre, të vijojnë numërimin në çdo qendër ku ende duhen garantuar votat për anëtarët e Këshillit Bashkiaka Çdo votë e hedhur për ekipin tone, ka një rëndësi jetike për Tiranëna
Rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit, për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëvea
Ky rezultat është i ndikuar nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëvea
Asetet publike janë vënë në dispozicion e janë shfrytëzuar në maksimum për të dhënë këtë rezultat të sotëma Ne po punojmë çdo orë për të përgatitur dokumentacionin e plotë për çdo shkelje që është kryera
Rezultati nuk i përgjigjet asaj se çfarë njerëzit, qytetarët mendojnë për kryebashkiakun aktual dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme kudo, në çdo cep të Tiranës, në qytet apo fshata
Unë u paraqita në këto zgjedhje në rrethana aspak normale, si të gjithë kandidatët e opozitësa Isha plotësisht i vetëdijshëm për pjesëmarrjen në garën elektorale më të pabarabartë të këtyre 33 viteve, e megjithatë sërish zgjodha të dal para qytetarëve me një program konkret, të detajuar dhe me një platformë e cila vuri në qender nevojat e qytetarëve dhe që ofronte zgjidhje reale për shqetësimet e përditshmea
Megjithatë kjo nuk mjaftoia Banorët dhe votuesit e Tiranës nuk reaguan në atë shkallë që ta mposhtnin mekanizmin e kundërshtarit që është i bazuar në presion, joshje, intimidim, para korrupsioni dhe në propagandëa
Unë e kam lexuar shumë mirë këtë fakta Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesha Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i paria
Kjo nuk do të thotë se do tërhiqemi, përkundrazi, duhet që të gjithë bashkë të bëjmë shumë më shumë se kaqa Por së pari duhet të kërkojmë brenda nesh, për të kuptuar saktë dhe analizuar me ftohtësi se çfarë publiku, opinioni, banorët dhe votuesit kërkojnë prej nesha
Gjatë fushatës sime ja dola të bëj transparencë për punët publike të Bashkisë Tiranë, për bilancin real të saj, për abuzimin dhe vjedhjen e përditshme të taksave, keqpërdorimin e pushtetit si dhe nxorra në publik disa afera tronditësea Çështje këto të trajtuara deri më tani si sekret shtetëror nga mediat dhe institucionet ligjzbatuesea
Jam krenar për këtë shërbim që i kam bërë qytetit tima
Tirana ka nevojë për opozitë, po aq sa ka nevojë për ujë të pijshëma
Në këtë betejë unë dhashë gjithçka nga vetja ime, duke hequr dorë edhe nga mandati i Deputetit, mandat që e mora me shumë punë dhe munda Gjithashtu e them me kënaqësi se ekipi ynë në Këshillin Bashkiak, do na përfaqësojë të gjithëve, pa asnjë dallim, e do na bëjë krenar me punën e tija
Tirana jonë meriton të qeveriset mirë dhe me ndershmëria Tirana meriton shumë më shumë, dhe unë do vijoj ta bëj këtë në çdo pozicion apo angazhim që do të gjendema
Së fundmi dua të falenderoj familjen time, që më qëndroi pranë në çdo çast, edhe kur fushata e kundërshtarit solli baltosje e shpifje të ultaa
Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve për këtë mundësi që më dhatëa
Faleminderit!
The post Humbja në Tiranë/ Këlliçi: Të reflektojmë për sa ndodhi, duhet analizë e ftohtë! appeared first on Lapsiaala