Rusia besohet se po dërgon edhe gra të burgosura për të luftuar në Ukrainëa Kjo është hera e parë që raportohet për një gjë të tillë, pasi burrat e burgosur, edhe për vepra të rënda penale, ishin nxjerrë më parë nga qelitë për të shpaguar krimet e tyre duke luftuar për Atdheuna
“Javën e kaluar pati lëvizje të mëdha trenash drejt Donetskut, ku u dërguan të burgosur në luftëa Në një prej vagonëve kishte edhe gra të burgosura”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Armatosura të Ukrainësa
Edhe më parë është raportuar në media të ndryshme se disa prej të dënuarave janë transferuar në burgun “Kuschevka” në rajonin Krasnodar, pranë zonës së luftësa Aty, disa prej tyre, të liruara nga burgu përmes një skeme të lidhur me mobilizimin e vendit për luftë, u futën në punë për të ndihmuar me furnizimin e ushtarëve me ushqime dhe pajisjea
Olga Romanova, e Fondacionit “Rusët pas hekurave”, citohet nga “Daily Mail” të ketë thënë se rreth 100 gra janë dërguar në Ukrainë deri tania Më parë, burrat e burgosur të dërguar në luftë janë bërë pjesë e grupit mercenar Wagner, por së fundmi, themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se nuk do të marrë më luftëtarë nga kjo kategori, pa dhënë shpjegime psea
oaj/dita
The post Humbjet e mëdha në ushtri, Putin dërgon edhe gratë e burgosura në luftë appeared first on Gazeta Ditaa