Kandidati i Lëvizjes Bashkë”, Arlin Qorri arriti të dali i treti në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ai grumbulloi 13 842 vota, duke lënë pas pas kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko. Në daljen e parë pas rezultateve ai shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët që i dhanë votën.
“Me votën e tyre në një situatë krize, pesimizmi, dëshpërimi, këta qytetarë kanë guxuar, kanë pasur shpresë na kanë besuar jo vetëm gjatë ditës së votimit por çdo ditë të kësaj fushate”.
Rezultatet e 14 Majit, shtojnë më tej ambicien e Lëvizjes Bashkë për betejat e tjera elektorale në të gjithë Shqipërinë.
“Lëvizja Bashkë do të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme dhe në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Këto zgjedhje meqë ishin të parat, ne u fokusuam vetëm në Bashkinë e Tiranës. Në zgjedhjet e tjera ne do të kandidojmë në gjithë Shqipërinë. Unë ju siguroj që Lëvizja Bashkë zgjedhjet e ardhshme do të ketë deputetë në Parlamentin e Shqipërisë”.
Lëvizja Bashkë ka arritur të fitojë një mandat në këshillin bashkiak të kryeqytetit. Do të përfaqësohet nga Mirela Ruko. Ajo u bë e njohur në vitin 2016 kur në shenjë revolte për të drejtat e studentëve, i hodhi salcë ministres së Arsimit të asaj kohe, Lindita Nikolla.
m.b./dita
The post I treti në zgjedhje, Arlind Qori lë pas Roland Bejkon appeared first on Gazeta Dita.