Ka ndërruar jetë 52-vjeçari Lefter Brisku i njohur edhe me emrin Krenar Brisku, që u masakrua pasi u kap brenda një banese në lagjen “11 janari” në Kuçovë duke vjedhur pulaa
Ai u dhunua nga një 20-vjeçar që gjendej në banesë në momentin e vjedhjesa Lajmin e bëjnë të ditur burime për BalkanWeb, sipas të cilave ai nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të marra dhe mesditën e sotme ka vdekur në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranëa
Ai u dërgua menjëherë pas ngjarjes në gjendje kome, për shkak të goditjeve të shumta që kishte marrë në kokëa
Lefter Brisku qëndroi 7-ditë në Spitalin e Traumës, ku sipas familjarëve mësohet se nuk ka reaguar asnjë momenta
Ndërkohë familja Brisku në lagjen “11 Janari” në Kuçovë ka hapur pasditen e sotme dyert e mortit, në pritje të trupit të viktimës, ndërkohë që në banesën 2- katëshe të 20-vjeçarit Bjorsi Shushari (tashmë i shoqëruar nga policia pasi po procedohej fillimisht pas ngjarjes në gjendje të lirë), gjithçka është e mbyllura
Familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi për 52-vjeçarin, që sipas tyre u masakrua në mënyrë barbare nga i riu për dy pulaa
Vëllai i viktimës, Shyqo Brisku i bën apel shtetit të vërë para drejtësisë 20-vjeçarin që masakroi për vdekje vëllain e tij, duke shtuar se kishte edhe mënyra të tjera për ta neutralizuar dhe për të lajmëruar policinëa
“Nëse vëllai kishte shkuar për të vjedhur ata duhet të njoftonin policinë kur e panë në oborr dhe jo ta masakronin për vdekjea Vëllai im ka dalë atë natë nga shtëpia i dehur dhe në atë gjendje që ndodhej ishte shumë e thjeshtë që një 20-vjeçar ta neutralizonte e të thërriste policinë por jo ta masakronte për vdekjea
Lajmin e morëm vesh nga mediat sepse policia nuk na njoftoi, as në Spitalin Ushtarak se pamë dot derisa vdiq, vetëm nusja mundi të hyjë brenda, por vëllai nuk reagoi asnjëherëa Ne kërkojmë drejtësi për vëllain tonë, që la jetim djalin e vetëm 16-vjeç”, ka thënë Shyqo Briskua
“Viktima dhe agresori jetonin në të njëjtën lagje në qytetit e Kuçovës por edhe pse shtëpitë e tyre ishin mjaft larg nga njëra-tjetra banorët e lagjen i njihnin mirë të dyja familjeta
Ndërkohë që nuk mund të dëshmojnë dot rreth të vërtetës së ngjarjes së 26 Shkurtit, banorët e lagjes “11 Janari” në Kuçovë pohojnë se 52-vjeçari ishte pijedashës por ishte familjar i rregullt dhe punëtor, ndërkohë që 20-vjeçari ishte student në Tiranë”, ka thënë vëllai i viktimësa
The post I zoti i shtëpisë e masakroi pasi e kapi duke vjedhur dy pula, hajduti nga Kuçova ndërron jetë në spital appeared first on Lapsiaala