Pirro Naçi
Zgjedhje lokale apo zgjedhje të përgjithshme? Edhe një rast i humbur… Zgjedhjet lokale edhe kësaj radhe lanë shumë për të dëshiruar. Fatkeqësisht sistemi ynë politik ka dështuar të nxjerë në pah forcat shoqërore që do të ishin në gjendje pa ndikime mikro-politike dhe partiake të shpalosnin rëndësinë e vetqeverisjes lokale në një shoqëri moderne demokratike që duam të shkojmë.
Politika qendrore nuk i la vend kandidatëve për të shpalosur programin dhe për të treguar me të vërtetë forcën që ata mbartin për brenda, forcën e qytetareve të saj. Nga ana tjetër përfaqësuesit apo kandidatët që morën pjesë në garë, në vend që ti bënin ‘’temena’’ qytetarëve të tyre u përulën për ti ‘’puthur’’ dorën partive apo liderëve politikë.
Nuk pamë as edhe një kandidat të vetëm të flasë për programin e tij dhe të kishte guximin, bindjen dhe shpresën tek qytetarët që ai don të përfaqësojë. Të gjithë kthyen kokën nga partitë politike dhe liderët e saj, duke lënë mënjanë qytetarin dhe problemet e tij. Në këto zgjedhje duhet të ndodhte e kundërta. Deri sa të ndodhë kjo, politika do të na ngatërojë për të parë ‘’ëndra’’ se zgjedhjet lokale janë njësoj si ato të përgjithshmet.
Na e kujtoi edhe një herë ODIHR-i pas zgjedhjeve: ‘’Ato u karakterizuan nga polarizimi i vazhdueshëm, mungesa e vëmendjes tek çështjet lokale dhe u dominuan liderët politik’’. Këto kishin ndikimin e vet. Morali i votuesve ishte pothuajse në sinkron me ata që i drejtojnë. Dhe imagjinata e tyre ishte shumë e ‘’rëndësishme’’, por larg realitet zgjedhor. Këtë do të shprehë me pak ‘’ngjyra’’ edhe skica e sotme.
The post ‘’Imagjinata’’ e një realiteti zgjedhor..! appeared first on Shekulli.