Deputeti i PD-së Edmond Spaho është përplasur me një person në një Qendër Votimi në Zvezdë.
Nuk dihet se cili është personi në fjalë. Vetë Spaho ka deklaruar se ka dashur të kontaktojë me komisionerin dhe nuk e kanë lejuar të futen. Ai gjithashtu tha se këta persona kanë intimiduar votuesit.
“Kam dashur të kontaktoj me komisionerin dhe nuk më kanë lënë të futem. Më kanë shtyrë për të dale jashtë.
Intimidojnë njerëzit. Kam lajmëruar dhe policinë”, tha Spaho
The post Incident në Zvezdë të Maliqit, deputeti i PD-së kapet me një person: Intimidojnë votuesit, njoftova policinë (Video) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.