Në minutën e 18-të të derbit, tifozët e Tiranës kanë hedhur në fushë dy flakadanë. Dueli u ndërpre për pak çaste, teksa Telushi i Partizanit është goditur me një gotë ujë. Asnjë problem për kapitenin e të kuqve. Pas disa minutash loja ka rifilluar, por tensionet kanë qenë të pranishme mes tifozërive, teksa në fushë janë hedhur edhe flakadanë e fishekzjarre. Takimi po ndiqet në tribunë edhe nga ish-trajneri i kombëtares, italiani Edi Reja.
The post Incidenti në derbi/ Tifozët e Tiranës godasin me gota uji Telushin e Partizanit (në tribunë edhe Edi Reja) appeared first on Gazeta Dita.