Zoti Hoxha, së fundmi keni qenë kritik ndaj veprimeve të ndërmarra nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, si për udhëzimin e fundit ku ish deputetët, apo drejtuesit e partisë, përjashtoheshin nga gara për PD-në në rrethea Kritikoni se prekeni dhe ju, apo realisht po cenohet e drejta e anëtarëve të partisë dhe mungon demokracia në procesin e zgjedhjes dhe rifreskimit të forumeve?
Para disa ditëve za Preç Zogaj, këshilltari i parë politik i kryetarit të PD, në një shkrim të tij propagandistik, sillte në vëmendje një shprehje të Nicola Sarcosy që pak a shume tingëllon kështu: “kryetarit nuk i duam miqësinë, i kërkojmë rregullat”a Përtej propagandës së kolegut Zogaj, une dua të theksoj se gjatë gjithë këtyre muajve kritikat e mia kanë pasur nje mesazh “kryetarit mos i kërkoni miqësinë, kërkojini rregullat!”a
Ndryshe nga kolegu Zogaj i cili në shkrimin e tij përcjell mesazhin se, kryetari rregullat i bën vete, unë besoj se kryetari është aty jo për të shpikur dhe sajuar rregulla, por për t’i zbatuar atoa Rregullat i ka statuti, statutin e bën Kuvendi i Partisëa
Që të kthehem tek thelbi i pyetjes, kritika ime ka dashur të paralajmërojë rrezikun që i vjen Partisë nga improvizimi, klientelizmi, arbitrariteti, nga shkelja e statutit, nga zaptimi i forumeve, keqpërdorimi dhe nga kapjaa
Përjashtimi i politikanëve, i njerëzve me moral të pastër, i njerëzve me integritet dhe reputacion, në nivel qendror dhe lokal është vetëm shfaqe e fenomenit, por fenomeni vetë është kapjaa
Kapja? Kush po e kap PD?
Që të kuptojmë kush po e kap PD-në, duhet përsëri të analizojmë shfaqen e fenomenita
Në analizën time unë kam tërhequr vëmendjen e demokratëve tek këto episode domethënëse:
Së pari, ai që hartoi listat e kandidatëve për deputetë e bëri këtë me synimin për ta nxjerrë PD-në opozitë dhe për të kontrolluar me dorë të hekurt grupin e ri parlamentara
Formula e koalicionit që u negociua ishte formulë që i hiqte PD-së, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor dhe parimet e votës së lirë, të paktën 100 mijë vota dhe ia kalonte partive të tjera, atyre partive që deklaruan që të nesërmen e zgjedhjeve se ishin gati të formonin koalicion me PS për të qeverisur bashkarishta
Listat e kandidatëve të PD-së u përpiluan pa kriter politika Në to u përfshinë njerëz të diskredituar politikisht apo me probleme të mprehta korrupsioni, ish titullare institucionesh me emër të zi sterrë, eksponentë historik të PS ose kundërshtarë të dhunshëm kundër demokratëve dhe qeverisjes demokrate, njerëz apolitike dhe pa lidhje në bazën demokratike, personazhe me lidhje të forta me krimin dhe të kamufluar një pjesë e tyre edhe në listat e aleatëve, individ që ditën e zyrtarizimi të listave, mesazh të parë elektoral në çdo tavolinë kishin mburrjen për shifrën e eurove apo dollarve me të cilin kishin blerë kandidimina
Në vlerësimin tim kjo përzgjedhje me këtë kriter antipolitik nuk u bë rastësisht, por u bë me qëllimin e qartë për të mbajtur grupin në RRESHT, që grupi të mos bëhej faktor politik dhe të asgjësohej në procesin e riorganizimit dhe rimëkëmbjes së Partisëa
A ju tingëllon kjo në kontekstin e udhëzimeve që kryetari Basha i imponoi Partisë? A i jep kjo analizë kuptim përjashtimit të grupit me çdo kusht nga procesi?
Së dyti, ai që hartoi listat e koordinatorëve për riorganizimin e Partisë e bëri këtë mbi të njëjtin kriter dhe me të njëjtin qëllima
Në shumicën dërrmuese koordinatorët ose përfaqësuesit e Kryetarit, sic ju pëlqen t’i thërrasim, pasi edhe ky nuk është një emërtim statuor, por i sajuar dhe shpikur nga vetë kryetari, perceptohen në popull si shkaktarët kryesorë të humbjesa
Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe kur mes tyre dominojnë drejtorë doganash, drejtorë hipotekash, drejtorë kompanish energjitike, ish pushtetarë dhe politikanë me precedentë penal, ish pushtetarë të përdorur, keqpërdorur dhe të “kapur”, ish pushtetarë me biznese të përbashkëta me Qeveritarë të sotëm socialistë etja
Pjesa dërmuese e tyre e diskretituar keqas dhe pa reputacion ndër demokratëa
A mund të më thoni se cila është fryma apo mesazhi që përcjellim me këto personazhe në popull, në demokratë?
A mund të më thoni se kush është produkti që do të përfitojmë ne si PD në përfundim të procesit ?
Mos ndoshta po rrezikojmë që në përfundim të procesit të zgjedhjeve të PD në rrethe modeli i kryetarit të Partisë të jetë ai i koordinatorëve që përmenda më lart? Kjo është një nga arsyet që më bën të dyshoj, ta shoh me skepticizëm, me tremba Kjo më jep të drejtë edhe një herë më shumë që ta shoh dhe ndjek me më shumë shqetësim procesin e “fillimit të ri” në Partinë Demokratikea
Së treti, ai që përjashtoi “me udhëzim” nga karriera politike çdo pushtetar lokal e bëri këtë jo thjesht për të “vrarë” trashëgiminë politike në bazë, por për të zhdukur apriori çdo vatër integriteti politik e cila mund t’i shkaktojë vorbull dhe mund të destabilizojë kontrollin absolut në terren të lidershipit të ria
E thënë në mënyrë të përmbledhur, që nga mesi i vitit 2013 Partia Demokratike i është nënshtruar vetëm këtyre proceseve: spastrimit të grupit parlamentar, asgjesimit të forumeve statutore, asgjesimit të Kuvendit, asgjesimit të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë, votimit jostatutor për kryetarin e partisë, formimit jostatutor të një “kryesie” të improvizuar, emërimit jostatutor të koordinatorëve, nxjerrjes së udhëzimeve për procedurat e zgjedhjeve të reja në kundërshtim me tagrat që statuti i njeh kryetarit, përjashtimit jostatutor nga zgjedhja e kategorive (jo individeve) të politikanëve, (sipas deklarimeve nga Kryetarja në detyrë e forumit të gruas), antarësimit me procedurë të përshpejtuar të individeve me ngjyrim të fortë anti PDa
Përveç këtyre në PD nuk ka ndodhur asgjë tjetëra
Ju doni të dini kush po kërkon të kapë Partinë?
Ju a them unë: Partinë kërkon t’a kap ajo dorë që ka bërë të gjitha këto sa thashë me larta Të gjtha të dhënat lenë të kuptohet se kjo dorë nuk është dora e Kryetarit Bashaa
Deri më sot nuk kemi parë një analizë të mirëfilltë të humbjes së madhe në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, kur do të bëhet një analizë e tillë? A nuk është e vonuar?
Politikanët që kontrollohen nga dora që thashë më lart kanë dalë publikisht dhe kanë shpërndarë dy teza: teza e parë, analiza është bërë, e bëjmë çdo ditë në kafe në diskutime me njeri tjetrin; teza e dytë, analizën do ta bëjmë, por nuk do merremi me emra, nuk do bëjmë gjueti shtrigasha
Të dyja tezat janë teza që synojnë t’u mbyllin gojën njerëzvea Nëse marrim në konsideratë dhe deklarimin e liderit historik: për humbjen e zgjedhjeve përgjegjësia është e imja, atë e marr une mbi vete, prandaj dorëhiqem, atëhere panorama bëhet e qartë: në PD nuk do ketë analizë, do ketë gjasme-analizëa
Ju personalisht si e vlerësoni “fillimin e ri” të PD-së, nga ana e Lulzim Bashës?
PD është futur në mënyrë të paevitueshme në një epokë të re në historinë e veta Në epokën post-berishaa
Miqtë mediatik të Kryetarit Basha e kanë emërtuar këtë Bashizem, Basha vetë e ka quajtur “fillim i ri”a
Që të jetë e tillë kjo epokë duhet të karakterizohet nga një politikë e re, platforma të reja dhe metodologji të re dhe, së fundi, nga një lidership i ria
Në fakt, çfarë ndodh çdo ditë? Vëmendja është përqëndruar vetëm tek lidershipi i ri, ndërkohë që, për fat të keq, si lidership i ri po na paraqiten figura të diskredituara të qeverisjes së vjetër ose njerëz pa ngjyrë që sponsorizohen dhe stimulohen nga pronarë mediash ose biznesesh të dyshimta si “gjetje” të mëdhaa
Nismat politike vijnë të gjitha nga fejsbuku i Berishës, deklaratat e shtypit kanë të gjitha fjalorin, terminologjinë, mesazhet dhe batutat e fejsbukuta
Në Kuvend, PD përfaqësohet vetëm nga Berisha, metoda e opozitës parlamentare është ajo që Berisha ka kultivuar në këto 23 vjeta
A është ky “fillim i ri”? A ishte ky “Bashizëm”? Unë do thoja jo! Nëse “guxojmë” ta quajmë Bashizëm, atëhere “Bashizmi” nuk është gjë tjetër veçse “Berishizëm i mbushur me botoks”a
Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, atëhere vetë epoka nuk ka për tu bërë dot epokë, por do ngelet tranziciona
A është politika e duhur, ajo që po ndjek PD si opozitë? Pra protestat, marrëdhënie e kushtëzuar me Kuvendin, etj…
Politika e duhur është ajo që ringjall besimin e popullit tek PD, që i jep PD-së forcën e argumentit dhe mbështetjen popullore, është ajo që e sjell PD-në në pushteta
Deri më sot nismat tona politike, veçanërisht ato që synonin përqëndrimin dhe orientimin e pakënaqësisë popullore, kanë dështuar me suksesa
Deri më sot i vetmi faktor që ka punuar në favor të shpirtit dhe lëvizjes opozitare ka qenë Edi Rama dhe antiqeverisja e tija
Por ne, për fat të keq, nuk e kemi ndihmuar procesina Nuk jemi gatia Na pengon procesi i brendshëm që nuk po funksionon, nuk po çliron sinergji, nuk po ngjall besima
Le të jemi për një moment të vërtetë dhe pa dorashka: beson njeri ndër demokratët se shqiptarët na e kanë falur keqqeverisjen, se ata duan të vijë Berisha në pushtet, se ata shpresën e kanë tek “familja” dhe shpirti i saj bamirës?!
Politika e duhur nuk është “bunkerizimi” dhe kontrolli “ushtarak” mbi Partinëa Politika e duhur është demokratizimii jetës së brendshme, hapja ndaj debatit dhe kontributeve, mobilizimi i resurseve më cilësore dhe më përfaqësuese, është rinovimi në shpirt dhe në qëndrimea
Politika e duhur nuk mund të jetë kapja e Partisë dhe shtresëzimi i klientelizmit dhe servilizmit politka
Cili është angazhimi juaj aktual në PD? A po ruan kjo parti të njëjtat marrëdhënie me mbështetësit e saj ndër vite, kontribuuesit, intelektualët dhe deri militantët?
Angazhimi im është dhe do mbetet ai i një militanti të rreshtit të parë, siç ka qenë gjithmonëa Qëndrimet dhe nismat e mia publike i shërbejnë dhe do ti shërbejnë gjithmonë kësaj linje dhe këtij angazhimia Gjëja e mirë është se unë nuk jam dhe nuk ndjehem për asnjë sekondë vetëma Kam mbështetje dhe inkurajim çdo ditë nga PD-istët e vërtetë që u dhimbset Partia, që shqetësohen për fatin dhe të ardhmen e saja Ky inkurajim me bën të sigurtë dhe më jep besimin se, që nga grupi parlamentar deri tek seksionet më të largëta mospajtimi me statuskuonë po rritet çdo ditëa Mjafton t’ju sjell në vëmendje debatin e hapur që u bë përpara disa ditëve në të ashtuquajturën “kryesi” të Partisëa Eksponentë më në zë të grupit shprehën kritika të rrepta ndaj politikave diskriminuese e përçarëse të lidershipita Kjo gjë nuk kish ndodhur më parë, por me të mesa duket, do mësohemi shumë shpejta
*Marrë nga Revista Klan
Source: Tema – Aktualitet