Taulant Balla flet per revisten Java: Pse nuk po vepron drejtesia ndaj korrupsionit te qeverise Berisha?
Ka një ide sipas të cilës ju keni sjellë në Tiranë akuzën e biznesmenit Ansar për tre për qindshin e zyrës avokatore të së bijës së ish-kryeministrita Çfarë ka tjetër që publiku nuk e di ende nga kjo akuzë?
Zoti Zafar Ansar është dëshmitar i rëndësishëm i një prej historive të shumta të korrupsionit në tetë vitet e shkuara të qeverisjesa Madje rasti i zotit Ansar është edhe një rast “emblematik” që na tregoi të gjithëve, sesi funksiononte sistemi shtet-familje gjatë qeverisjes monokratike të Sali Berishësa Dëshmia e tij ka qenë shumë e rëndësishme për zbardhjen në publik të skemës se si “peshkoheshin” biznesmenët e huaj, në zyrën e babit Kryeministër dhe më pas kalonin menjëherë për “asistencë juridike” në zyrën avokatore të së bijësa Por ka patur plot raste që kontaktonin edhe me të birin i cili kishte tarifa edhe më të lartaa Rasti i zotit Ansar ishte emblematik sepse u zbuluan edhe tarifat e korrupsionit të familjesa Pra bizneseve te huaj që vinin në Shqipëri, Kryeministri i asaj kohe u vinte edhe një taksë suksesi, e cila kushtëzohej me firmën e tija Pra, investimit prej 100 milionë euro të kompanisë së zotit Zafar Ansar, ju kërkua në këmbim të firmës së Kryemnistrit të asaj kohe Sali Berisha, pagesa e një takse korruptive prej 3% tek vajza e tij, në rolin e avokatesa Pra kjo ka qenë historia e këtij rasti flagrant korrupsioni, abuzimi me detyrën dhe konflikti interesia Sali Berisha dhe vajza e tij Argita Berisha mbajnë përgjegjësi që Shqipërisë ju mohua një investim kaq i madh, 100 milionë euro, në një sektor të rëndësishëm sikurse është energjia, vetëm pse biznesmeni Ansar nuk pranoi të paguante taksën e korrupsionita Kam dëgjuar këto ditë të thonë se korrupsioni nuk ndodhi, mbeti në tentativë, sepse biznesmeni i huaj nuk ia pagoi 3 milionë eurot që i kërkoi e bija e Sali Berishësa Por dëmi ekonomik për Shqipërinë ndodhi, sepse investimi nuk u kryea Biznesmenit të huaj ju bë presion për të paguar 3 milionë euro dhe ai u largua nga Shqipëriaa Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë është i qartë për këtë rast dhe për dënimin e zotërisë që ishte Kryeministër në atë kohë dhe të “sekseres” avokatea
Keni deklaruar se do ta ftoni si dëshmitar biznesmenin Asnar në procesin tuaj civil, ku jeni akuzuar për shpifjea Çfarë mendoni se do të siguroni me këtë dëshmi?
Së pari, unë mendoj se zoti Ansar duhet të thërritet të dëshmojë fillimisht në Prokuroria Pra Prokuroria duhet të fillojë, sepse për turpin e vet ende nuk e ka filluar hetimin, e kësaj ngjarjejea Në deklarimin e tij në Top Channel biznesmeni viktimë i një akti të turpshëm abuzimi me detyrën dhe konflikti interesi, u vetë-ofrua të vihet në dispozicion të Prokurorisë për të zbardhur rastina I turpshëm ishte sqarimi i zëdhënësit të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilit zoti Ansar nëse dëshiron mund të vijë të dëshmojëa Jo mor zoti Prokuror, kjo punë nuk është cështje dëshirea Prokuroria duhet të fillojë hetimin dhe të thërrasë zotin Ansar të dëshmojë, sikurse duhet të thërsë edhe avokaten Argita Berisha, ish-ambasadorin që coi biznesmenin viktimë tek zyra e Kryeministrit të asaj kohe, ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe persona të tjerë që kanë dijeni për këtë ngjarjea Të më thërrasin edhe muaa Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë që Prokurioria e le në dëshirë të hajdutëve apo personave të tjerë që kanë në dijeni marrjen në pyetje për zbardhjen e një krimia Fillohet hetimi, thirren personat që kanë dijeni apo që janë të përfshirë dhe nëse dikush gjendet fajtor, dosja i referohet Gjykatësa
Së dyti, të gjithë e dinë se edhe megjithëse ky rast flagrant është i qartë, vajza e ish-Kryeministrit, sikurse edhe i vëllai apo bashkëshorti për një cështje tjetër, ka ngritur një padi për shpifje ndaj mejea Kur cështja ishte në gjykatën e Tiranës, gjyqtari i cështjes, me një vendim të turpshëm, të imponuar nga presioni i familjes, nuk pranoi që deklarimi i zotit Ansar dhënë përmes Skype, në një intervistë në Top Channel, të merresj si provëa Deklarimi i zotit Ansar ishte gjithë historia që unë përmblodha më sipëra Por tani që deklarimi u bë live në një televizion dhe kur vetë zoti Ansar tha se është gati të dëshmojë, unë do të kërkoj që gjykata të administrojë dëshminë e tija
Në sa procese të ngjashme jeni përfshirë dhe si e parashihni fundin e tyre?
Ju thashë më sipër që unë kam gjyqe për shpifje me gjithë familjen Berisha, të cilët edhe kur bie fjala për dinjitet e vlerësojnë dinjitetin e tyre me paraa Kanë kërkuar dëmshpërblim me para se u është prishur imazhia Kam patur edhe një gjyq tjetër me privatizuesit e klubit sportiv Partizani, të cilët e kanë shitur veten si ish-pronarë të tokësa Në gjyqin në fjalë u paraqit një dosje e plotë dokumentacioni dhe gjyqtari hodhi poshtë pretendimin për shpifjea Edhe ky vendim gjykate mund të kishte shërbyer si shkak fillimi hetimi për Prokurorinë për mënyrën e privatizmit korruptiv të Klubit Partizania Por edhe për këtë rast Prokuroria hesht turpësishta Kam patur një gjyq edhe me Genc Pollon, ku gjykata vlerësoi se dinjiteti i Pollos kushton vetëm 30 mijë lekëa
Jeni identifikuar si një nga akuzatorët më të ashpër të aktorëve kryesorë politikë të ish-maxhorancës për korrupsiona Papritur u vutë dhe ju nën akuzë: keni shpenzuar një shumë të konsiderueshme për të ndjekur një ndeshje futbollia Cila është përgjigja juaj për ta?
Një gjë e them me bindjea Hajdutët e miliona eurove nuk mund të më kompleksojnë mua për një biletë ndeshje futbollia Unë i kam ruajtur edhe biletën e avionit, edhe biletën e stadiumit dhe do t’i deklaroj si shpenzime në deklaratën vjetore të pasurisëa Por, partia e Sali Berishës përpara se të kërkojë shpjegime për një biletë stadiumi, duhet të mos harrojë se unë nuk heq dorë nga kërkesa për shpjegime se si i ka fituar Shkëlzen Berisha 300 mijë euro në një vit të vetëm, kur babi ishte Kryeministëra Se si paguhej Argita 12 milionë lekë në muaj si arsimtarea Sali Berisha ka 8 vjet që në kundër-përgjigje ka nxjerrë plot pisllëqe nga goja, të gjitha të pavërtetaa Në fakt është shumë qesharake edhe gjithë kjo historia e stadiumit sepse kush ka shkuar ndonjëherë në stadium e di shumë mirë se sa kushton një biletë ndeshje futbollia Dëgjova Flamurin e Partisë Demokratike në Parlament, por më thanë që kish shkruar edhe RD për këtë dhe dua ta sqaroja Bashkë me mua në stadium ishin edhe plot shqiptarë të tjerë, ndërsa biletat me cmimin e tyre zyrtar varionin nga 70 Euro deri në 230 Euroa Kish edhe pak më të shtrenjta por në zonat e mira të stadiumit, jo në pjesën ku ishim nea Në stadium ishin edhe dy deputetë të Partisë Demokratike, edhe këta besoj biletat i kanë paguar në këtë cmima Pra qoftë Flamuri, i cili u shpreh se ia kish kërkuar Sali Berisha të fliste për këtë ngjarje, qoftë RD mund t’i konfirmojnë cmimeta Pra shumën e shpenzuar për këtë biletë, unë mundem ta justifikoj me të ardhurat e mijaa Më duket se unë bëra lajm pse isha me bashkëshorten, se këta trimat e PD-së si puna e mulit nuk shkojnë me bashkeshortet jashtë Shipërisë, shkojnë me…
Si gjykoni se po shkon procesi penal i verifikimit të akuzave tuaja politike, a ka hapa konkretë nga prokuroria në hetimin e tyre? Mund të bëni një listë me akuzat më kryesore të ish-opozitës së djeshme, sot në pushtet dhe si e shihni fatin e tyre nesër?
Kjo është një pyetje që duhet t’i bëhet Prokurorit të Përgjithëm, i cili është i detyruar që në një nga ditët që vijnë të dalë dhe të japë sqarime cfarë po ndodh me dhjetëra dosjet e korrupsionit që në këto 8 muaj kanë qenë objekt kallzimi në Prokuroria Si një nga zërat denoncues të Partisë Socialiste gjatë kohës që kemi qenë në opozitë për korrupsionin e qeverisë së shkuar, konstatoj se dosjet kryesore të korrupsionit janë tashmë në institucionin përgjejgës për hetimin, pra në Prokuroria Ne jemi ndalur gjatë tek korrupsioni në Ministrinë e Mbrojtjes, më së shumti gjatë kohës kur në drejtimin e e saj ishte Arben Imamia Tre dosje të mëdha korrupsionia E para për abuzime me fonde për reklamaa Ushtarakët nuk kishin rroba për të veshur, forcat tona në Afganistan nuk paguheshin, ndërkohë që Arben Imami paguante televizionin e oborrit 1 miliard lekë me një dorë të vetme dy muaj para zgjedhjeve të 23 qershorita E dyta për shitje me vlera qesharake të pasurive të ushtrisëa Komisioni i ngritur nga Arben Imami, ka shmangur tërësisht ushtarakët dhe ka shitur mijëra tonë skrapa me një cmim shumë më të ulët se cmimi i treguta Për ta thënë më qartë për Arben Imamin 1 ton skrap është shitur me cmimin e një toni zhavorra E treta, blerja e një pajisje përgjimi 1a6 milionë euro, pa asnjë procedurë ligjore prokurimia Pajisje përgjimi e përdorur në Shqipëri për përgjimin e opozitësa
Dosje të tjera korrupsioni janë edhe ato të abuzmit në tatime dhe doganaa Ministria e Financave dhe institucionet në varësi të saj, të angazhuara në luftën kundër korrupsionit, si një nga prioritetet themelore të Qeverisë për forcimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e interesave të taksapaguesve shqiptarë, kanë paraqitur në organet e prokurorisë 192 kallëzime penale për 569 autorë, të cilat i referohen veprave penale në fushën e shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe fshehjes së detyrimeve tatimore, kontrabandës, ushtrimit të veprimtarive të pa ligjshme në fushën e lojërave të fatit, si dhe ato në fushën e pastrimit të paravea Që në ditët e para të Qeverisë së Rilindjes, u zbulua skema e tmerrshme e grabitjes në tatime, prej së cilës janë grabitur dhjetëra milionë euroa Prokuroria duhet ta hetojë më thellë këtë skemë, sepse të gjithë e dinë se pas peshqve të vegjël kamikazë, fshihet ish-Drejtori i Përgjithshëm dhe tutori i tij ish-kryeministrora
Gjithashtu pothujase në cdo Ministri u zbuluan dhe u kallzuan në Prokurori skemat e financimit me fonde shtetërore për reklama të televizionit të oborrit në një total prej 17 milionë dollara Përvec ish-Ministrit të Mbrojtjes, janë kallzuar ish-Drejtori i Përgjithshëm i policisë, janë arrestuar apo janë në kërkim drejtues të Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale, janë kallzuar drejtues të disa ministrive të tjeraa
Besoni se sistemi i drejtësisë në Shqipëri, që gjithashtu është nën paragjykimin e fortë të publikut si e korruptuar, është i aftë të vërtetojë akuzat penale ndaj njerëzve të politikës në Shqipëri?
Tre cështje të tjera janë themelore për drejtësinë në Shqipëri, për të cilat ri-hetimi dhe ri-gjykimi janë në vlerësimin tim themelorea Së pari, ne nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë për hetimin, gjykimin dhe dënimin e autorëve të vërtetë të tragjedisë së Gërdecita Ushatrakët dhe të tjerë të dënuar në këtë cështje ishin pincat, ndërsa dora e makinerisë vrasëse në Gërdec ishin kupola e pushtetit në Ministri dhe Kryeministria Së dyti, dënimi i autorëve të vërtetë të vrasjeve të 21 janarit është për në një detyrim moral madhor për rivendosjen e drejtësisëa Asgjë nuk do të na ndalëa Pa u hetuar urdhëruesit e plumbave mbi protesutuesit e 21 Janarit, shpirti i Partisë Socialiste nuk do të gjejë asnjëherë qetësia Katër dëshmorët e 21 Janarit ishin me nea Sali Berisha urdhëroi të qëlloheta Prandaj duhet hetuara Nëse Prokuroria nuk e heton sot, ne nuk tërhiqemi nga kërkesa për hetima
Së treti, unë mendoj se duhet ri-hetuar dhe gjykuar abuzimi marramendës financiar në rrugën Rrëshen-Kalimasha Mediat botërore po investigojnë rastin e kompanisë Bechtel në Rumani, Kroaci, Shqipëri, Kosovë etja Kanë nisur ndërkohë hetimet në disa nga këto vendea Rruga Rreshen-Kalimash do të mbahet mend gjatë edhe për shumë vite si rruga më e shtrenjtë që ka ndërtuar ndonjëherë shteti shqiptara Unë kam qenë anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili u ngrit për hetimin e kontratës dhe kostos së kësaj rrugea Komisioni iu referua një raporti zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit kostoja e kësaj rruge ishte disa herë më e madhe sesa kostoja reale e saja Kështu në atë raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit kostoja përnjësi varionte nga 3 deri në 8 herë më e shtrenjtë se cmimet për njësi të përcaktuar në listën e cmimeve të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëvea Të jem më i qartëa Në raport thuhej se 1 meter tub plastik, i cili në listën e cmimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve përcaktohej se kushton 20 dollarë, ishte faturuar i blerë nga Bechtel për 100 dollarëa Një metër kub beton ishte faturuar 3 herë më shtrenjt sesa vlera e tregut, ndërkohë kishte edhe material apo njësi punimesh që faturoheshin deri në 8 herë më shtrenjtëa Këto përsa i pëket kostosa
Lidhur me kontratën duhet thënë se vetë nënshkruesi i kontratës ish-Ministri Lulzim Basha e pranonte se kontrata ishte në kundërshtim të hapur me legjislacionin shqiptar të prokurimeve publikea Sepse kontrata me Bechtel u lidh pa patur nje projekt, pa një vlerë dhe pa tender publika Qeshnim me dhimbje kur dilte të fliste në Parlament dhe shprehej se kish përdorur ligjin britanik të prokurimevea Pra e pranonte se kish shkelur ligjina Në fakt edhe pasardhësi i tij në atë Ministri, një njeri shumë më i matur dhe pjekur se Lulzim Basha, shepsh-herë na tregontë në konfidencialitet se kontrata ishte një tmerr i vërtetë, sepse cdo muaj Bechtel i conte fatura super të fryra, të cilat duheshin paguara Për disa vite me radhë nga 2007 deri në 2013 u paguan fatura të kësaj rruge që shkoi mbi 1 miliard euroa Për pagesën e saj u morën edhe kredi tregtare tek dy banka tregtare greke me një normë interesi rreth 7 %a Edhe kreditë i morën të shtrenjtaa
Prokuroria e hetoi këtë vepër penalea Madje identifikoi edhe fajtorët, kryesori ishte vetë ish-Ministri Lulzim Bashaa Por Prokuroria u intimidua aq shumë sa vetë sabotoi dërgimin në gjykatë të kësaj dosjea Fajtorët u falën, pa u gjykuara Prokuroria e coi dy ditë me vonesë dosjen në gjykatë, megjithëse kishte patur 2 vjet kohë për ta përgatitura Në atë dosje që ende fle në sirtaret e plurosur të drejtësisë së lodhur shqiptare, Lulzim Basha u gjet fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, me pasojë humbjen e 223 milionë eurovea
Në ato kohë, pyetja e vetme që bëhej ishte: ku shkuan 223 milionë euro? Ku i coji Basha 223 milionë euro? Por përgjigjia më e mirë është super-ngritja në karrierë e Lulzim Bashës prej atij momenti: ministër i jashtëm, ministër i brendshëm, kryetar i bashkisë së Tiranës dhe Kryetar i PDa Të gjithë e dinë se Basha nuk është për lidera Thënë shqip, sic thoshte një rival i tij, Basha ishte një “qofte” që mori gjithcka pa e merituara
Pra Lulzim Basha pas asaj kontrate dhe pas 223 milionë eurosh aferë, fitoi edhe një imunitet të fortëa Prova më e fortë e këtij imuniteti është fakti se Basha u zgjodh Kryetar i PD, pa mbaruar ende zgjedhjet e 23 qershorit 2013, pa dalë ende rezultati, dy muaj pa marrë detyrën Qeveria e re e socialistëve, të cilët e kishin akuzuar Lulzim Bashën per korrupsion në atë rrugëa Në KQZ bëhej rinumërimi i votive në Lezhe dhe Shkodër, ndërsa në PD shpallej rezultati i zgjedhjeve në PD, ku Basha përmes një farse fitonte mbi 80% të votive, kundër një djaloshi që ishte prodhim autokton i Partisë Demokratikea
Pra Lulzim Bashës iu dha Kryetari i PD, sepse vetëm në këtë mënyrë dosja Kalimash-Morinë nuk mund të hapet, me arsyetimin se po sulmohet lideri i opozitësa
Tashmë qeveria Rama nuk është më rishtare, keni një gjykim për çfarë ajo ka bërë mirë, çfarë ka bërë keq dhe çfarë ka bërë ndryshe nga sa premtuar në fushatë elektorale?
Shteti është kthyer në detyrë në cdo sektor: në policinë e shtetit, në shërbimet mjekësore dhe ato sociale, në rilindjen e arsimit, në administrimin e territorit, kudoa Kishte tetë vjet që shteti ishte marrë peng nga ineteresa të ngushta të një klani familjara Sot shteti është në shërbim të qytetarëvea Ka një marrëdhënie krejtësisht të rilindur të shtetit me qytetarin dhe me biznesina Cdo qytetar shqiptar e pranon që ka një angazhim të rilindur të Policisë së Shtetit për më shumë siguri publike, ka një angazhim të shkëlqyer të shërbimeve sociale për një reform të shërbimit të pensioneve, të kujdësit social për familjet dhe njerëzit në nevojëa Në këto tetë muaj po pastrohet territori nga ndërtimet pa leje që i kishin zënë frymën zonave me përparësi turizmina Më në fund pas shumë vitesh ka filluar procesi i vërtetë i legalizimita Në Tiranë, Durrës, Korcë dhe kudo po shperndahen certifikatat e pronësisë së ndërtimeve të legalizuaraa Marrëdhënia shtet-biznes ka rilindur dhe këto do të doja të ndalesha, sepse ky është edhe celësi i suksesita Nëse pak kohë më parë biznesi ishte nën thundrën e presionit nga taksidarë dhe doganierë të korruptuar, sot ka rilindur një marrëdhënie krejtësisht europiane partneriteti shtet-sipërmarrjea Në këtë kontekst, angazhimi i Qeverisë Rama për shlyerjen e detyrimeve që shteti u kishte biznesve për vite me radhë është një hap i madh në rilindjen e ekonomisë së vendita Sali Berisha kish bllokuar ciklin ekonomik në venda Shteti ishte zhytur në borxhe tek biznesi, sipërmarrjet tek bankat dhe ekonomia po shkonte drejt falimentimita Programi i dakortësuar me FMN ristartoi ciklin ekonomik në vend, për shkak se një shtet që nuk paguan borxhet ndaj biznesit, jo vetëm që falimenton biznesin, por rrezikon dhe sistemin banker, tek i cili vetë biznesi është në borxha Ky program me FMN ishte hapi i duhur në rikthimin e kredibilitetit të humbur të vendit gjatë viteve të fundit për shkak te ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe trajektores së paqëndrueshme të financave publikea Rritja e kredibilitetit po ndihmon jo vetëm në uljen kostove të borxhit, por po çon gjithashtu në rritjen e investimeve te huajaa
Këto lloj investimesh janë të rëndësishem jo vetëm për të mbështetur një rritje të lartë e të qëndrueshme të ekonomisë, por edhe për efektet pozitive që ato sjellin në strukturën e rritjes ekonomikea Paketa mbështetëse për industrinë fasone do të japë efekte të menjëhershme në krijimin e mijëra vendesh të reja pune, sepse sot Shqipëria është bërë një destinacion i rëndësishëm investimesh në këtë sektora
Në tërësi, unë e them me krenari se Qeveria e Edi Ramës po zbaton me përpikmëri angazhimet që kemi marrë para qytetarëve më 23 qershor 2013a Edi Rama është një lokomotivë europiane, për europianizimin e Shqipërisëa
Si është situata në PS, dëgjohen shpesh në mënyrë informale akuza për drejtim të fortë dhe unitar të kësaj partie nga kryeministri Ramaa Ju si e gjykoni një gjë të tillë dhe për më shumë, faktin që ka një debat për statutin e PS për mandatin e kryetarit të saj?
Dua të japë një përgjigje të shkurtër dhe shteruese për këtë cështje të cilën gazeta telenovelash e sjellin jo rrallë në faqet e tyre të paraa Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, njëkohësisht Kryeministër, zoti Edi Rama ka konfirmuar mandatin e tij të suksesshëm në krye të Partisë Socialiste më 23 qershor 2013a Fitorja plebishitare në zgjedhje për cdo kryetar parti, në cdo vend europian, është konfirmim i mandatita
Së paku në Kuvend duket se ju keni një raport “të veçantë” me dy deputetë, ish-kryeministrin Berisha dhe ish-kryetaren e Kuvendit Topallia Çfarë mund të thoni më tepër nga sa duket nga ekrani i televizionit për një gjë të tillë?
Me ciftin e stolave në park, rreshti i dytë, në krahun e opozitës është e vërtetë që kam një marrëdhënie të vecantë, që reflekton vlerësimin e shumicës së qytetarëve shqiptarëa Sali Berisha është kthyer në një përrua psiqik të dëmshëm për sallën e Kuvendit të Shqipërisëa Një 70 vjecar që nuk do ta pranojë që ylli politik i ka perënduar me kohë, po mban peng clirimin e partisë kryesore të opozitësa Lulja në krye të PD nuk do të lulzëzojë kurrë, sa kohë mbi kokë do t’i qëndrojë komunisti i fundit Sali Berishaa Është e vërtetë që plaku qesharak, është një avatantazh për ne, por sjellja e tij në Kuvend po pengon fokusimin e opozitës tek diskutimet reale dhe objektive për ligjet që vijnë në Kuvenda Sa për shoqen e stolit të Sali Berishës, nuk ia vlen të merresh fare me të, tani që në parti po e zëvendësojnë me Grida Dumëna
Source: Tema – Aktualitet