Elena Hysa, ish-partnerja e vrasësit serial Dan Hutra ka rrëfyer momentet e ngjarjes së rëndë si dhe ka folur për raportin që kanë pasur bashkëa
Në një intervistë për “Me Zemër të Hapur” ajo tha se edhe për borxhin që Hutra i kishte dhënë Marjana Gurakuqit, të dashurës së tij, ishte në dijenia Ajo e përshkruan si një njeri maniak e të dhunshëm Dan Hutrëna
Si je? Tani je mirë?
Elena Hysa: Mirë
Çfarë plagësh ke?
Elena Hysa: Në faqe, aty më ka qëlluar edhe në…
Mban mend ndonjë gjë nga ajo që ndodhi?
Elena Hysa: Isha në shtëpi, kam qenë me djalin, me mamin edhe me gocën e motrësa
Patët ndonjë debat më parë se të vinte personi në banesë?
Elena Hysa: Jo nuk kam pasur debat
Keni folur në telefon atë ditë?
Elena Hysa: Po kam fol atë ditë
Çfarë të tha atë ditë para se të vepronte?
Elena Hysa: Nuk ka dashë të flasë
E more ti?
Elena Hysa: E mora unë kam fol unë me të
Çfarë doje ti thoje, doje të pajtoheshe me të?
Elena Hysa: Doja ti thoja që…Ai ka pas ca problemet e veta, ca punet e veta unë i kam thënë më mirë e lēmë kaq!
Doje ti jepje fund?
Elena Hysa: Po! Ai ska pranuar edhe…
Të ka ofenduar në telefon të ka sharë?
Elena Hysa: Gjithmonë
Pastaj e fike ti apo e fiku ai telefonin?
Elena Hysa: E kemi fik të dy bashkë
Të kërcënoi?
Elena Hysa: Po më kërcënoi
E njoftove familjen tënde që more atë kërcënim nga telefoni?
Elena Hysa: I kam thënë të shtëpisë, por nuk e kanë marrë për bazë
Nuk e kanë besuar se mund të të bënte diçka?
Elena Hysa: Po
E bënte shpesh që të kërcënonte?
Elena Hysa: Shpesh jo por këto kohët e fundit e ka bërë shpesh
Pasi doli nga burgu?
Elena Hysa: Pasi doli nga burgu e ka bërë shpesh
Gjatë kohës që ai ishte në burg e kishe takuar ndonjëherë, kishe shkuar në burg?
Elena Hysa: Jo…
Po ai të kishte marrë në telefon?
Elena Hysa: Ai po
Je përgjigjur?
Elena Hysa: Po
Çfarë të thoshte?
Elena Hysa: Pyeste për djalin
U gëzua që erdhi djali në jetë?
Elena Hysa: Po normal që po, i kam treguar që thjeshtë është bërë baba, kaq…
Pse ishte kaq i irrituar, fakti që kërkonte të bënte ADN e djalit? Apo ju kishit një krisje tē mardhënies tuaj?
Elena Hysa: Krisje ka pas, nuk është se nuk ka pasur
Ti ke ikur nga shtëpia e tij apo jo, pse nuk dole nga porta kryesore por ike nga koteci, kalove nga muri?
Elena Hysa: Kam ikur për arsye sepse ai që në atë kohë pati filluar duke mē kërcënuar
Të ka dhunuar ndonjëherë?
Elena Hysa: Po
Fizikisht?
Elena Hysa: Po
Ti në dokument kur e ke denoncuar ke shprehur për dhunë psiko-emocionale?
Elena Hysa: Po!
Kishe frikë?
Elena Hysa: Po
Po më parë e njihje këtë person, se kush ishte dhe çfarë kishte bërë në jetën e tij?
Elena Hysa: Jo!
Po në rrjetet sociale nuk e kishe kërkuar ndonjëherë si emër?
Elena Hysa: Po e kam kërkuar
Kur e more vesh se ai kishte bërë më parë një gjë të tillë?
Elena Hysa: E kam marr vesh kur e kam denoncuar, aty kuptova se ai kishte bërë një krim tjetër
Si ke vepruar?
Elena Hysa: Kam kërkuar direkt urdhër mbrojtje dhe shkova në shtëpi
Po me vjehrrën si e kishe marrëdhënien?
Elena Hysa: Shumë keq
Edhe ajo ushtronte dhunë, presion, çfarë?
Elena Hysa: Presion
Po për çfarë, çfarë pretendonte ajo?
Elena Hysa: Ajo pretendonte që unë se respektoja
Ti je shprehur se të trajtonte si skllave, të kërkonte të vishje çorapet, ti çoje ushqimin në krevat, është e vërtetë kjo?
Elena Hysa: Po
Ja kishe bërë këto?
Elena Hysa: Jo se ja kisha bërë, por thjeshtë nuk e duroja dot, jam munduar ta respektoj me aq sa jam munduar, pavarsisht çdo gjëje
Në momentin që ratë shtatzënë, sa kohë kishit që ishit njohur me njëri-tjetrin?
Elena Hysa: 2 muaj 3 muaj diçka e tillë, ai sma ka pranuar këtë shtatëzani
Pse çfarë mendonte, thoshte që nuk e ke me mua?
Elena Hysa: Po thoshte nuk e ke me mua
Po për çfarë arsye, vetëm për këto ditët që të kishte thënë mjeku?
Elena Hysa: Po
Po ju si jeni njohur bashkë nëpërmjet shkesit, në lokal, në rrugë?
Elena Hysa: Nëpërmjet dikujt tjetër
Kur ju u njohët me njëri-tjetrin nuk dije asgjë në lidhje me këtë?
Elena Hysa: Jo
Nuk kishe pyetur ndonjëherë?
Elena Hysa: Jo
Po vet e kishe pyetur për të kaluarën e tij?
Elena Hysa: Kur jam interesuar ta pyes në atë kohë, ka qenë kohë shumë e shkurtër dhe ma ka mohuar gjithmonëa
Ama ishte agresiv apo jo?
Elena Hysa: Po ishte agresiv
Po para se ti ta denoncoje dhe të arrestohej, njihje ndonjë femër tjetër në jetën e tij?
Elena Hysa: Po kishte ka pasur
E njeh atë?
Elena Hysa: Po
Si quhet, Marjana Gurakuqi?
Elena Hysa: Po
Ku e kishte njohur?
Elena Hysa: Nuk e di ku e ka njohur, por unë këtë kam njohur
E ke njohur vet personalisht?
Elena Hysa: Jo e kam njohur si emër, e zbulova ai ma ka konfirmuar
Të ka thënë po, kam një lidhje tjetër?
Elena Hysa: Po ma ka konfirmuar që ka një lidhje tjetër
Di gjë ku e ka njohur këtë?
Elena Hysa: Unë them se e ka njohur në Institut, ajo aty rri
Sa kohë kishte me të, ishit ju në martesë me njëri-tjetrin?
Elena Hysa: Po
Edhe ky shoqërohej edhe me këtë?
Elena Hysa: Po
Po ndonjë femër tjetër me mbiemër Kurti ke njohur në jetën e tij? Motrën e Vladimir Kurtit e njihje?
Elena Hysa: Si emër e kam dëgjuar por jo se e njihja
Ku e ke dëgjuar Vladimir Kurtin në bisedat që ka bërë Dani?
Elena Hysa: Po
Çfarë thoshte lidhur me të, kishte përmend ndonjē gjë?
Elena Hysa: Ka përmend shumë gjëra, por di që ka qenë gjithmonë i dhunshëm, për çdo gjë ka qenë i dhunshëma Mbaj mend që më ka pas thënë do të dhunoj etj etj…
Atë ditë që erdhi në banesë kë goditi të parën, ty apo mamanë, me çfarë të goditi?
Elena Hysa: Me thikë, thikën e ka pasur me vete
Erdhi direkt dhe u fut në banesë, ishte dera hapur, dera ka qenë mbyllur?
Elena Hysa: Dera ka qenë mbyllur, ka qenë motra, nusja e vëllait dhe nuk kam ndier asnjë zhurmë, ka ardhur pa zhurmë
Anila Ahmataj: Të parën kë goditi?
Elena Hysa: Ka goditur motrën dhe nusen e vëllait
Anila Ahmataj: Ku ishin?
Elena Hysa: Në makinë në oborr
Anila Ahmataj: Ju ku ishit për momentin?
Elena Hysa: Unë kam qenë brenda në shtëpi me djalin
Anila Ahmataj: Dole jashtë ato momente?
Elena Hysa: Në ato momente po, dola jashtë edhe shoh në tokë nusen e vëllait edhe motrën
Anila Ahmataj: Ky ku ishte ato momente?
Elena Hysa: Aty ka qenë, kam parë që ka shkrep armën drejt meje pastaj ato momente ka dalë mami para
Anila Ahmataj: Para teje për të të mbrojtur ty?
Elena Hysa: Po para meje, unë se kam lënë e kam shtyrë unë dhe i kam dalë unë para asaja Mbaj mend që na ka sharëa
Anila Ahmataj: Çfarë ju ka thënë?
Elena Hysa: Llafe të ndryshme, ka shkrep armën dhe ka dashur të qëllojë edhe djalin
Anila Ahmataj: Djalin e vogël?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Si ku e kuptove që donte ta qëllonte, e kishe në dorë ku e kishe?
Elena Hysa: E kisha në krah djalin
Anila Ahmataj: Në momentin që ti more plumbin e kishe në krah?
Elena Hysa: Po!
Anila Ahmataj: Si shpëtoi bebi?
Elena Hysa: Bebin e kam kapur për krahu e kam çuar te dhoma tjetër
Anila Ahmataj: Po pastaj çfarë ndodhi?
Elena Hysa: Pastaj ai qëlloi disa herë në ajër pastaj ka ik me vrap
Anila Ahmataj: Ndërkohë mami ishte e plagosur?
Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikë sa ka hyrë brenda në faqe
Anila Ahmataj: Të tha ndonjë gjë ndërkohë që të qëlloi?
Elena Hysa: Tha; ‘do ju vras të gjithëve’ dhe ka ikur atë moment
Anila Ahmataj: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?
Elena Hysa: Jo
Anila Ahmataj: Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?
Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy
Anila Ahmataj: çfarë ndodhi, u largua?
Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ikur shumë shpejta
Ky pretendon se kësaj Marjanës i kishte dhënë lekë borxh, ose i kishte dhënë një shumë të caktuar parasha Ke dëgjuar ndonjëherë në marrëdhënien tuaj?
Elena Hysa dhe Dan Hutra
Elena Hysa: Po e kam dëgjuar, sa e vërtetë është nuk e dia
Të thënë nga goja e Danit?
Elena Hysa: Po
Po për çfarë ja kishte marrë, po ju si keni reaguar asaj kohe? Pse kjo femër në jetën tënde kur ai ishte me ty?
Elena Hysa: Ai është maniak
Që do të thotë?
Elena Hysa: Do të thotë që s’don t’ja di për askënd
Po në marrëdhënien seksuale, a të ka dhunuar, ishte i dhunshëm?
Elena Hysa: Edhe më ka qëlluar nga një herë, por janë shumë të dhunshëm si fis…a
The post “Ishte maniak dhe i dhunshëm”/ Ish e fejuara rrëfen vrasësin Dan Hutra: E dija për borxhin që i kishte dhënë të dashurës së tij appeared first on Shekullia