Kylian Mbappe është përgjigjur me sinqeritet kur është pyetur nëse i mungon koha kur luante bashkë me yllin argjentinas Lionel Messi te PSG. Së bashku ata arritën të fitonin dy tituj kampion në Francë, por nuk arritën që të kenë sukses në Europë.
Megjithatë, Messi dhe Mbappe kuptoheshin mjaft mirë me njëri-tjetrin, dhe për këtë ylli francez ka pranuar se i mungon kreativiteti që sillte në fushë tetë herë fituesi i “Topit të Artë”.
“Të luajë me Leo Messin është përfundimisht diçka që më mungon shumë. Ju gjithmonë e ndjeni mungesën e një partneri si Messi. Për një sulmues si unë, i cili pëlqen të sulmojë hapësirat, me të ju jeni të sigurt që mund ta keni topin në këmbë.
Ishte një luks që me shumë mundësi vetëm ai mund ta dhuronte. Përkundër kësaj, të luaja me Messin ishte diçka speciale”, u shpreh Mbappe për “Amazon Prime Sport”.
Pas largimit të Messit nga Parisi, Mbappe pati thënë se argjentinasi nuk e ka marrë respektin që ai e meritonte. /panoramasport/
The post “Ishte një luks që vetëm ai mund ta dhuronte”, Mbappe tregon se sa i mungon Messi te PSG appeared first on Albeu.com.