Një valë e re të nxehti, sipas parashikimeve meteorologjike, do të godasë Italinë nga e premtja. Temperatura pritet të rritet ndjeshëm në të gjithë vendin, nga Siçilia në Milano.
Rekordi ka të ngjarë të regjistrohet në Sardenjë, ku termometri mund të arrijë 47 gradë.
Kjo valë e re e të nxehtit – e dyta këtë verë – parashikohet të zgjasë deri në mes të korrikut.
Në dy ditët e ardhshme, megjithatë, para vapës së madhe, shumë zona të Italisë do të kenë reshje shiu, kryesisht në rajonet veriore të vendit dhe në shumë resorte të detit Adriatik.
The post Italia pret “ferrin”, termometri mund të arrijë në 47 gradë në fund të javës appeared first on Albeu.com.